Të gjithë më karta bankare nga muaji prill - Kosto zero për kategoritë në nevojë, kosto të reduktuara për shtresat me të ardhura të kufizuara

Kosto zero për kategoritë në nevojë, kosto të reduktuara për shtresat me të ardhura të kufizuara.
Ligji që parashikon paisjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë me karta bankare dhe që detyron bankat të plotësojnë çdo kërkesë për to, është publikuar që më 2 janar në Fletoren Zyrtare dhe detyron subjektet përkatëse të marrin masat për zbatimin e tij që nga 2 prilli. Ligji krijon kushtet për mosdiskriminimin e konsumatorëve për hapjen e një llogarie pagese me shërbime bazike, dhe detyron specifikisht bankat për çeljen e tyre.
Ligji parashikon që paisja e personave me karta të bëhet pa kosto për shtresat vulnerabël, ose me kosto të përballueshme për kategoritë e tjera, duke garantuar dhe mundësuar të drejtën e çdo konsumatori, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese, për të patur akses në shërbimet bazë të llogarisë së pagesës.
Ligji parashikon tarifa zero për kryerjen e disa shërbimeve që konsiderohen bazike si: hapja e llogarisë, mbyllja e llogarisë, tërheqja e fondeve përmes bankomateve, kryerja e pagesave si dhe transfertave brenda vendit, për një sërë kategorish vulnerabël, si: përfituesit e pagesës së papunësisë; familjet dhe individët që trajtohen me ndihmë ekonomike; përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre; invalidët e punës; jetimët që kanë përfituar statusin sipas ligjit, etj.
Një tjetër lehtësi e rëndësishme që siguron ligji është mundësia për kalimin në llogari bazike për të gjithë ata që aktualisht kanë llogari bankare me tarifa normale. Një e drejtë tjetër e drejtë që garanton ky ligj është mundësia e hapjes së një llogarire të re e duke mbyllur atë ekzistuese, nëse plotësohen kushtet e parashikuara në projektligj.
Për të gjitha këto kategori, në momentin që hapin llogari me shërbime bazike pranë bankave të nivelit të dytë, së pari ligji vendos detyrimin që banka të mos refuzojë hapjen e një llogarie pagese me shërbime bazike për të gjitha këto kategori, si edhe të ofrojë shërbime me tarifa zero për pjesën më të madhe të tyre, ose me tarifa të diferencuara për pjesën tjetër.
Objektivi i projektligjit është promovimi dhe rritja e përfshirjes financiare të popullsisë, duke krijuar lehtësira për kategori konsumatorësh të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash (rrjedhëse) në banka, për shkak të kostove që ajo mbart.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Automjetet elektrike në Itali - Qeveria, “ndihmë” 930 milionë euro për blerjen e tyre
Qeveria italiane po shqyrton një plan prej 930 milionë euro për të inkurajuar njerëzit që të dorëzojnë makinat e tyre me benzinë ose naftë dhe në vend të......

Instalimet e energjisë së rinovueshme në Gjermani - Shënojnë rekord. Vendi synon të mbulojë 80% të kërkesës për energjie deri në 2030
Instalimet e energjisë diellore dhe të erës në Gjermani regjistruan rekord në vitin 2023, por vetëm energjia fotovoltaike arriti objektivat e qeverisë, sipas......

Forcohen sërish Paundi e Franga – Sa këmbehen sot Euro dhe Dollari?
Dollari amerikan duket i qëndrueshëm këtë mëngjes teksa është blerë sot me 94.3 lekë dhe është shitur me 95.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Greqia kryeson renditjen vjetore sërish si 'vendi i vitit' në ekonominë globale!
Greqia kryesoi renditjen vjetore të The Economist të ekonomive të botës së pasur në 2023. Studimi mbledh të dhëna për pesë tregues: inflacioni "bazë" - i......

Modernizohet ushtria shqiptare – Dy helikopterë amerikanë BlackHawk, në arsenalin e Forcave të Armatosura
Dy helikopterë amerikanë BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji. Njoftimin e ka bërë Ministria e Mbrojtjes,......

Makina luksoze për Policinë e Shtetit - Mjetet e konfiskuara të krimit, jo më në shitje, por për nevoja të forcave të rendit
Makinat luksoze të konfiskuara edhe të sekuestruara do të përdoren nga Policia e Shtetit. Lajmi është dhënë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, sipas të......

Ecuria e “korridorit blu” - Në qershor mbyllet aksi Thumanë-Kashar, Balluku: Rrugë alternative, pa pagesë
Aksi rrugor Thumanë – Kashar, që është pjesë e korridorit blu do të përfundojë në qershor të këtij viti. Ministrja e Infrasrulturës dhe Energjisë inspektoi......

Kosova feston anëtarësimin e saj të shumëpritur në zonën Shengen!
Kombi i Ballkanit Perëndimor ishte i fundit në rajon për të aksesuar udhëtimin falas brenda Bashkimit Europian. Kosova po feston këtë javë pas heqjes së......