Islandë, java e punës 4-ditore jep rezultate - Vendi shënon rritje të qëndrueshme ekonomike, shkallë të ulët të papunësisë

Kristi Ceta/SCAN
Ekonomia e Islandës po tejkalon pjesën më të madhe të homologëve evropianë pas vendosjes së një jave më të shkurtër pune pa reduktim page. Ndërmjet viteve 2020 dhe 2022, 51% e punëtorëve në vend kishin pranuar ofertën e orëve më të shkurtra të punës, duke përfshirë një javë katërditore, sipas instituteve, duke thënë se shifra mund të jetë edhe më e lartë sot.
Vitin e kaluar, Islanda regjistroi rritje ekonomike më të shpejtë se pjesa më e madhe e vendeve evropiane dhe shkalla e saj e papunësisë është një nga më të ulëtat në Evropë, vuri në dukje Instituti i Autonomisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shoqata e Islandës për Qëndrueshmëri dhe Demokraci. "Ky studim tregon një histori të vërtetë suksesi. Orët më të shkurtra të punës janë përhapur gjerësisht në Islandë dhe ekonomia është e fortë në një numër treguesish," thanë studiuesit.
Gjatë dy provave të mëdha midis 2015 dhe 2019, punonjësit e sektorit publik në Islandë punonin 35-36 orë në javë, pa ulje të pagës. Shumë pjesëmarrës kishin punuar më parë 40 orë në javë. Provat përfshinin 2,500 njerëz, më shumë se 1% të popullsisë që punonte në Islandë në atë kohë, dhe kishin për qëllim ruajtjen ose rritjen e produktivitetit duke përmirësuar ekuilibrin punë-jetë.
Studiuesit zbuluan se produktiviteti mbeti i njëjtë ose u përmirësua në shumicën e vendeve të punës, ndërsa mirëqenia e punëtorëve u rrit "dramatikisht", nga stresi i perceptuar dhe lodhja nga ngarkesa, deri te ekuilibri shëndet-jetë. Pas provave, sindikatat islandeze negociuan reduktimin e orëve të punës për dhjetëra mijëra anëtarë të tyre në të gjithë vendin.
Në vitin 2023, ekonomia e Islandës u zgjerua me 5%, me normën e dytë të rritjes pas asaj të Maltës ndër ekonomite e pasura evropiane, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo është shumë më e lartë se norma mesatare e rritjes së vendit prej gati 2% në dekadën midis 2006 dhe 2015.
Megjithatë, Fondi parashikon rritje pak më të ngadaltë në Islandë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, kryesisht për shkak të ngadalësimit të shpenzimeve turistike.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Rikonstruksioni i rrugës së vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa, Rama ndan pamje nga punimet
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryen në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa, ndërsa u shpreh se ky aks i shërben......

Koncesionet do marrin më shumë para’ - Buxheti 2025 arrin në 14.23 mld lekë, 0.23 mld lekë më shumë se sivjet
Ola Mitre / SCAN Kontratat koncesionare do të marrin më shumë para’ nga buxheti i shtetit për vitin 2025. Sipas projektbuxhetit, për vitin që vjen janë......

Pr. Buxheti 2025/ Të ardhurat rriten më 412 milionë euro - Investimet në nivel rekord, “kapërcen” transferta e pakushtëzuar për bashkitë
Elisabeta Dosku/ SCAN Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë ose 28.8% e PBB-së. Krahasuar me planin e......

Ndryshimi i tarifave të transmetimit të energjisë - Furnizuesit kundër: Do sjellë rritje të çmimit, edhe për konsumatorët
Ola Mitre / SCAN Shoqata Shqiptare e Furnizuevse të Energjisë Elektrike kundërshton ndryshimet e kërkuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në......

GERB, drejt fitores së zgjedhjeve në Bullgari - Partia e qendrës së djathtë merr mbi 25% të votave, kërkon partnerë për koalicion
Kristi Ceta/SCAN Partia e qendrës së djathtë në Bullgari, GERB, i ka fituar zgjedhjet parlamentare, sipas rezultateve preliminare, mirëpo do t’i dihet......

Nisin fluturimet direkte nga Aerodromi i Gjirokastrës - Shërbim polici- doganë, Kotzageridis: Promovim aviacionit civil
Alida Lula /SCAN Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit kulturor gjithëvjetor, me një rritje të vizitorëve nga viti në vit.......

Sa u rritën normat e interesit të kredive? - BSH: Shlyerja e një kredie për shtëpi po i “kushton” më shtrenjtë qytetarit
Ledina Elezi/SCAN Normat e interesit për kreditë e shtëpive kanë pësuar rritje gjatë muajit gusht, ndërkohë që interesi i kredive konsumatore për......

“Të ulet TVSH mbi ushqimet dhe tatimi mbi pagat” - Dhoma Amerikane e Tregtisë sugjerime mbi taksat
Elisabeta Dosku/ SCAN Dhoma Amerikane e Tregtisë sugjeron qeverinë shqiptare të bëjë ndryshime në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar bazuar në direktivat......