Bota Postuar më 11 Maj 2022, 12:42

India eksporton një rekord prej 1.4 milionë ton grurë në prill - Aktualisht është 'burimi' kryesor i drithit ndërsa furnizimet në Detin e Zi bien!

Nga SCAN TV

India eksportoi një shifër rekord prej 1.4 milionë ton grurë në prill, duke ofruar njëfarë lehtësimi për tregjet e globale të drithrave, ndërsa blerësit përpiqen për alternativa ndaj furnizimeve të Detit të Zi të goditur rëndë nga lufta në Ukrainë. Prilli është muaji i parë i vitit fiskal, ndërsa India, prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, eksportoi një rekord prej 7 milionë ton drith në periudhën fiskale 2021-2022.

India është i vetmi furnizues kryesor i grurit në këtë periudhë dhe eksportet e saj janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit. Me prodhimin e sezonit të ri në prill, eksportet e grurit mund të rriten më tej gjatë majit duke arritur në 1,5 milionë ton.

Blerësit nga Azia dhe Lindja e Mesme po blejnë grurë indian, pasi është më i lirë se alternativat e tjera. India ka eksportuar grurë në Azinë Jugore, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme, Europë dhe Afrikën e Veriut.

Ndërsa pësuan rënie furnizimet nga Ukraina dhe Rusia, të cilat së bashku përbënin rreth 29% të eksporteve globale të grurit, importuesi kryesor i grurit Egjipti ra dakord për herë të parë të blinte grurin nga India.

India gjithashtu eksportoi grurë në tregje të tjera të reja si Izraeli, Turqia, Indonezia, Mozambiku dhe Tanzania. Përveç kësaj, Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara e kishte burimin e grurit nga India për të furnizuar Somalinë, Kenian dhe Xhibutin.

Në prill, tregtarët indianë nënshkruan marrëveshje për eksportin e grurit me një çmim ndërmjet 295 dhe 340 dollarë për ton.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat