Rusët 'largohen nga Kharkiv' ndërsa Uashingtoni paralajmëron për një luftë të gjatë!
Trupat ruse po largohen nga qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv, tha presidenti Volodymyr Zelensky, por u shpreh me një notë të kujdesshme pasi Uashingtoni tha se Vladimir Putin nuk do të ndalet me lindjen dhe është gati për një luftë të gjatë.
Pas këtij parashikimi të zymtë dhe pasi presidenti Joe Biden paralajmëroi se Ukrainës ka të ngjarë të mbarojnë fondet për të vazhduar luftën brenda disa ditësh, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA votoi të martën për të dërguar një paketë ndihme prej 40 miliardë dollarësh për vendin.
Senati i SHBA-së pritet të vulosë vendimin deri në fund të kësaj jave ose në vijim, një shfaqje e mbështetjes së rrallë dypartiake që do të sillte ndihmën totale të SHBA për Ukrainën në rreth 54 miliardë dollarë.
Në fjalimin e tij të natës të martën, Zelensky tha se kishte "lajme të mira" nga rajoni verilindor i Kharkiv. "Okupatorët po largohen gradualisht," tha ai. "Unë u jam mirënjohës të gjithë mbrojtësve tanë që po mbajnë vijën dhe po demonstrojnë forcë vërtet mbinjerëzore për të dëbuar ushtrinë e pushtuesve."
Kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkiv, Oleg Synegubov tha në Telegram se "betejat e ashpra" po vazhdojnë në rajon dhe se vetë qyteti ishte nën zjarr të fortë. AFP
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

SHBA miraton projektligjin prej 40 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën!
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi më shumë se 40 miliardë dollarë më shumë ndihmë për Ukrainën, ndërsa Kongresi përpiqet të mbajë rrjedhën e ndihmave......

Shtohen hyrjet në Shqipëri/ Nga Porti i Durrësit, vetëm në prill rreth 40 mijë pasagjerë. Rritje me 11 mijë krahasuar më vjet
Lehtësimi i masave kufizuese për lëvizjen e udhëtarëve nga vendi ynë drejt Italisë, është reflektuar dhe në rritjen e numrit të udhëtarëve të cilët kanë......

Fillim viti më i vështirë prej 1998-ës/ Rritja e çmimeve në 4 muajt e parë, më e larta në 24 vite. Transporti zëvendëson ushqimet!
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar vlerat historike të indeksit të çmimeve të konsumit sipas publikimeve zyrtare të INSTAT për periudhën Prill 1996-Prill......

Shefja e inteligjencës amerikane: Putin mund të përdorë armë bërthamore nëse ai ndjen se po humbet luftën!
Vladimir Putin mund ta shikojë perspektivën e humbjes në Ukrainë si një kërcënim ekzistencial për regjimin e tij, duke shkaktuar potencialisht përdorimin e......

Raporti/ Rritja e kostove të ushqimit dhe karburantit rrit rrezikun e trazirave sociale për tregjet në zhvillim!
Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve duket se do të nxisë një rritje "të pashmangshme" të trazirave civile, me vendet në zhvillim me të ardhura......

Monedha e qëndrueshme e lidhur me dollarin bie në 30 cent ndërsa tregtarët prisnin një plan rimëkëmbjeje!
Stablecoin TerraUSD, një shenjë (token) dixhitale që synohet të lidhet 1:1 me dollarin amerikan, ra në 30 cent të mërkurën, ndërsa tregtarët prisnin një plan......

10 mite jo të vërteta për alergjitë sezonale!
Stina e makthit për të sëmurët nga riniti alergjik ka filluar: polenet janë në ajër dhe sistemi imunitar i më fatkeqve i njeh si “armiq”, duke i sulmuar dhe......

Rritet Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme/ Bankat në Shqipëri paguan 734 milionë lekë si kontribut vjetor. Objektivi 2027: Niveli 7.12 miliardë lekë
Në prill 2022, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme u shtua me 734.6 milionë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave. Sipas të dhënave të publikuara......