Amerika Postuar më 11 Maj 2022, 12:39

“Po punojmë për të kontrolluar inflacionin” - Biden u drejtohet amerikaneve: E kuptoj mirë se me çfarë po përballemi!

Nga SCAN TV

Presidenti i SHBA, Joe Biden, nën presionin për të zbutur inflacionin e lartë, u tha amerikanëve se e kupton se me çfarë po përballen, ndërkohë, që ai dhe Rezerva Federale po punojnë për të zgjidhur këtë problem.

Me një rritje të inflacionit që ka shtyrë çmimet vjetore të konsumit më shumë se 8%, presidenti theksoi nxjerrjen në treg të naftës nga rezervat strategjike dhe presionin ndaj kompanive për t'u kthyer fitime të larta rekord konsumatorëve në formën e çmimeve më të ulëta.

"Dua që çdo amerikan të dijë se unë po e marr çështjen e inflacionit shumë seriozisht dhe se është prioriteti im kryesor", tha Biden në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

Biden theksoi se pandemia COVID-19, së bashku me problemet e zinxhirit të furnizimit dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës, janë faktorët për rritjen e inflacionit. Administrata e tij dha triliona dollarë ndihmë për COVID dhe shpenzime për infrastrukturën në ekonomi, të cilat republikanët dhe disa ekonomistë i konsiderojnë si kosto tepër të larta.

Biden tha se Rezerva Federale e SHBA-së duhet dhe do të bëjë punën e saj për ta kontrolluar inflacionin. Banka qendrore rriti normat e interesit me gjysmë pikë përqindjeje javën e kaluar dhe pritet të bëjë rritje shtesë këtë vit.

Presidenti nuk njoftoi masat e reja të politikës në fjalimin, i cili u mbajt një ditë përpara se të dhënat e reja të çmimeve të konsumit priten të tregojnë se inflacioni qëndroi i lartë deri në prill.

Por, ai tha se po konsideronte eliminimin e tarifave që ish-presidenti Trump vendosi ndaj Kinës, si një mënyrë për të ulur çmimet për mallrat në Shtetet e Bashkuara. “Nuk është marrë asnjë vendim për këtë”, tha ai.

Më pak se gjysma e amerikanëve, ose 44%, miratojnë planet e Biden dhe ata e vlerësojnë ekonominë si problemin më të rëndësishëm të vendit, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos javën e kaluar.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat