Shqipëria Postuar më 22 Janar 2022, 11:59

Fuqia Ushtarake, Shqipëria e 115-ta në botë/ Raporti i “Global Firepower": Renditemi të dytët në rajon, por përkeqësohemi në pikëzim

Nga SCAN TV

“PowerIndex”, indeksi i fuqisë ushtarake të shteteve, i finalizuar nga “Global Firepower", mat fuqinë ushtarake të 140 shteteve të ndryshme. Ky indeks e përcakton rezultatin e një shteti të caktuar duke përdorur si indikatorë jo vetëm fuqinë ushtarake, por edhe financat e deri te aftësitë logjistike dhe gjeografia. Për vitin 2022, Shqipëria renditet e 115-ta në botë nga 140 vendet e konsideruara për rishikim botëror. Vendi ynë regjistron një rezultat prej 3.0023, ku indeksi përcakton se në nivelin 0.000 rezultati mund të konsiderohet i përsosur. Shigjeta me ngjyrë të kuqe, e cila tregon krahasimin e tendencave nga viti në vit, tregon se Shqipëria ka pësuar një përkeqësim, krahasuar me një vit më parë. Nëse do ta krahasonim me rajonin, Shqipëria renditet e dyta pas Serbisë, e cila pozicionohet në vend të 61-të. Kosova ka pozicionimin më të keq jo vetëm në rajon, por edhe në botë, duke u renditur e parafundit, ose në vend të 139-të nga 140 shtete në total. Bosnje dhe Hercegovina renditet në vend të 123-të, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut në vend të 131-të dhe 134-tët respektivisht. Në vend të parë në këtë indeks kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndjekin në renditje duke u pozicionuar në vend të dytë dhe të tretë, Rusia dhe Kina.

Indeksi i Fuqisë Ushtarake 2022, Shqipëria

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat