Konsumi u rrit me 1.5%/ Elbasani, Dibra dhe Gjirokastra me rritjen më të madhe, në Tiranë dhe Durrës, familjet u "shtrënguan" më shumë

“Vjetari Rajonal 2021”, i publikuar nga Instituti i Statistikave, mes shumë të dhënave të tjera, i referohet dhe shpenzimeve për konsum mujor të familjeve. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar ndryshimin vjetor të konsumit, sipas qarqeve, për të kuptuar se si ka ndikuar viti i pandemisë për këtë tregues. Të dhënat mbi ndryshimin e konsumit, nga viti 2019-të në vitin 2020, për Shqipërinë, tregojnë një rritje prej 1.5%. Nga një panoramë e përgjithshme, shifrat tregojnë po ashtu se në asnjë qark nuk është vënë re rënie e konsumit. Rritjen më të madhe të konsumit për vitin 2020 e regjistron qarku i Elbasanit, me 7%, ndjekur nga qarku i Dibrës, me 4.9% dhe qarku i Gjirokastrës, me 4.3%. Po cilat janë qarqet me rritjen më të ulët? Durrësi është qarku me rritjen më të vogël të nivelit të konsumit. Për këtë qark rritja, nga viti 2019-të në vitin 2020, regjistrohet në 0.2%. Po ashtu, Tirana është ndër qarqet me rritjen më të ulët të konsumit, deri në 0.3%. Nga ana tjetër, Fieri regjistron po të njejtin ndryshim si kryeqyteti, duke pësuar rritje të konsumit më 0.3%. Duke marrë parasysh ndikimin që ka paga në konsum, rritja e këtij treguesi në të gjitha qarqet e Shqipëisë mbështet dhe nga të dhënat mbi ndryshimin e pagës. Rikujtojmë se shifrat tregojnë që për vitin 2020, paga mesatare krahasuar me vitin 2019-të është rritur me 2.4%.
Sondazh

Analiza e tregtisë së jashtme për 2021/ Efekti i inflacionit, rritja e hidrokarbureve, “shfaqja” e Arabisë Saudite
Tregtia e jashtme ka regjistruar një rritje vjetore mjaft të lartë gjatë vitit të kaluar, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. “Scan......

Në cilat qytete paguhesh më shumë dhe në cilat më pak? Kryeqyteti dhe Dropulli në vend të parë, Himara në fund të listës
“Scan Intelligence Unit”, ndryshe nga analizat e tjera mbi pagën mesatare në vend, këtë herë ka sjellë për publikun një perceptim më të gjerë të statistikave,......

Aksesi në trajtimin e infertilitetit/ Shqipëria e fundit në Europë, performancë "jashtëzakonisht e dobët"
Shqipëria renditet në vend të fundit në Europë për trajtimin e fertilitetit për qytetarët. Nga 43 vende të tjera të marra në analizë, vendi ynë ofron aksesin......

Sa para harxhojnë shqiptarët në bixhoz? Rreth 17 milionë euro në vit, bazuar në lojrat e fatit legale
Edhe pse para pothuaj katër viteve qeveria vendosi për mbylljen e lojërave të fatit, përsëri në vitin 2020 u përcaktuan me Vendim të Këshillit të Ministrave......

Sa kriptovaluta ka në Shqipëri? 28,559 zotërues kanë rreth $6.2 mld, me mbi 60% mbizotëron “Ethereum”
Tregu i kriptomonedhave prej kohësh tashmë ka marrë një vëmendje të madhe globale, pasi ka një kapitalizim prej më shumë se 1 trilionë dollarësh. Kjo vëmendje......

Tetori ul aplikimet për azil/ Por, vazhdojmë të jemi të parët në rajon
Të dhënat nga “Zyra Europiane për Mbështetjen e Azilantëve” tregojnë se Tetori i vitit 2021 ka ulur aplikimet e shqiptarëve për azil krahasuar me një muaj më......

Inflacioni “kërcen” në 3.7%/ Niveli më i lartë në më shumë se një dekadë, dhjetori shtrenjtoi ushqimet me 6.8%
Presionet inflacioniste janë shtuar edhe më tej gjatë muajit të fundit të vitit. Sipas shifrave zyrtare nga Instituti i Statistikave, norma e inflacionit në......

Analiza e tregut të telefonisë / Të tre kompanitë ulën ndjeshëm xhiron dhe fitimet në 2020, “Albtelecom”, e vetmja në humbje
Në vijim të analizës së performancës financiare të tregjeve, “Scan Intelligence Unit” ka zgjedhur këtë herë të marrë në studim tre kompanitë e vetme të......