Gjirokastër, gati 1 në 2 është pensionist/ Në Vlorë, Korçë, Berat, thuajse 1 në 3 banorë, Tirana, më e reja
Mes shumë treguesve të tjerë ekonomike dhe socialë, “Vjetari Satistikor rajonal 2021”, ka të dhëna dhe mbi mbrojtjen sociale dhe ndihmën ekonomike. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar pensionet si kategoria kryesore e përfitimeve sociale, për të parë se si ndryshon ky tregues nga qarku në qark. Shifrat tregojnë se në rang vendi, për vitin 2020, pensionet e pleqërisë zënë 82% të pensioneve gjithsej. Nga ana tjetër, pensionet e invaliditetit zënë 10%, ndërsa ato familjare 8%. Në terma absolutë, në Shqipëri regjistrohen 543 957 pensione pleqërie gjithsej. Qarku i Tiranës, për vitin 2020, regjistron më shumë pensione pleqërie se qarqet e tjera, me 134 344 të tilla. Nga këto 119,298 janë pensione pleqërie nga popullsia urbane dhe 15,046 janë nga popullsia rurale. Qarku i dytë, i cili regjistron më shumë pensione pleqerië është qarku i Fierit me 64,323. Qarku me më pak pensione pleqërie urbane dhe rurale, rezulton të jetë qarku i Kukësit me 11,077 pensione.
Po cili qark ka numrin më të madh të përfituesve të pensioneve për 1000 banorë? Theksojmë se brenda kategorisë pensione përfshihen pensionet e pleqërisë, pensionet familjare si dhe pensionet e invaliditetit. Siç e tregon dhe grafiku, është Gjirokastra qarku me më shumë përfitues për 1000 banorë, me 441 përfitues. Gjirokastra ndiqet nga qarku i Vlorës, me 310 përfitues për 1000 banorë dhe nga qarku i Korçës, me rreth 300 përfitues për 1000 baorë. Qarku me numrin më të ulët të përfituesve është qarku i Tiranës, me 179 përfitues për 1000 banorë. Qarqe po ashtu me një numër të ulët përfituesish janë edhe Kukësi, Durrësi e Dibra.
Përfitues të pensioneve gjithsej për 1.000 banorë të prefekturës, 2020
Sondazh

Inflacioni në 3.8% sipas Eurostat/ Çmimet rriten më pak se në Europë, rritja mesatare vjetore për vitin 2021 në 2.3%
Metodologjia e Agjencisë Europiane të Statistikave për matjen e ndryshimit të çmimeve të konsumit, tregon se gjatë muajit dhjetor, inflacioni në vendin tonë......

Sa vlen shkollimi në Shqipëri? Arsimi i mesëm rreth 13 mijë lekë në muaj, i larti rreth 34 mijë, renditja sipas qarqeve
Shkollimi është padiskutim një prej elementëve më thelbësor të mirëqënies së një individi dhe të një familje. Këtë gjë e tregojnë edhe shifat më të fundit......

Konsumi u rrit me 1.5%/ Elbasani, Dibra dhe Gjirokastra me rritjen më të madhe, në Tiranë dhe Durrës, familjet u "shtrënguan" më shumë
“Vjetari Rajonal 2021”, i publikuar nga Instituti i Statistikave, mes shumë të dhënave të tjera, i referohet dhe shpenzimeve për konsum mujor të familjeve.......

Analiza e tregtisë së jashtme për 2021/ Efekti i inflacionit, rritja e hidrokarbureve, “shfaqja” e Arabisë Saudite
Tregtia e jashtme ka regjistruar një rritje vjetore mjaft të lartë gjatë vitit të kaluar, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. “Scan......

Në cilat qytete paguhesh më shumë dhe në cilat më pak? Kryeqyteti dhe Dropulli në vend të parë, Himara në fund të listës
“Scan Intelligence Unit”, ndryshe nga analizat e tjera mbi pagën mesatare në vend, këtë herë ka sjellë për publikun një perceptim më të gjerë të statistikave,......

Aksesi në trajtimin e infertilitetit/ Shqipëria e fundit në Europë, performancë "jashtëzakonisht e dobët"
Shqipëria renditet në vend të fundit në Europë për trajtimin e fertilitetit për qytetarët. Nga 43 vende të tjera të marra në analizë, vendi ynë ofron aksesin......

Sa para harxhojnë shqiptarët në bixhoz? Rreth 17 milionë euro në vit, bazuar në lojrat e fatit legale
Edhe pse para pothuaj katër viteve qeveria vendosi për mbylljen e lojërave të fatit, përsëri në vitin 2020 u përcaktuan me Vendim të Këshillit të Ministrave......

Sa kriptovaluta ka në Shqipëri? 28,559 zotërues kanë rreth $6.2 mld, me mbi 60% mbizotëron “Ethereum”
Tregu i kriptomonedhave prej kohësh tashmë ka marrë një vëmendje të madhe globale, pasi ka një kapitalizim prej më shumë se 1 trilionë dollarësh. Kjo vëmendje......