Fluturim përgjatë rrugës së eklipsit diellor - Kompania amerikane e bën të mundur për 8 mijë dollarë në orë

8 mijë dollarë në orë për të parë nga afër eklipsin diellor që pritet të ndodhë në muajin prill. Linja ajrore private amerikane bën ofertën e vecantë, duke paralajmëruar se kjo është mundësia e fundit për të vëzhguar një eklips diellor total në SHBA për dy dekadat e ardhshme
Me rastin e eklipsit të ardhshëm diellor në muajin prill, linja ajrore private ‘Jet Access’ ofron vëzhgimin nga afër të fenomenit, me një çmim deri në 8.000 dollarë në orë.
Mediat amerikane shpjegojnë se ata që marrin me qira atë fluturim do të udhëtojnë direkt në rrugën e eklipsit total, ku Hëna do të bllokojë plotësisht Diellin dhe do të hedhë një hije mbi disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jet Access ka paketa speciale për ata që kërkojnë një pikë të jashtëzakonshme shikimi të eklipsit, dhe marketingu i kompanisë njoftoi se klientët mund të personalizojnë udhëtimin e tyre përgjatë shtegut të eklipsit.
Gjithashtu u bë e qartë se Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së pret trafik ajror jashtëzakonisht të rënduar gjatë eklipsit, ndaj u bëri thirrje të interesuarve që të rezervojnë sa më shpejt vendet e tyre në charter.
Për të siguruar një eksperiencë të sigurtë, kompania thekson se do t'u sigurojë pasagjerëve syze për të vëzhguar fenomenin natyror. Kjo ngjarje shumë e rrallë është gjithashtu mundësia e fundit për të vëzhguar një eklips diellor total në SHBA për dy dekadat e ardhshme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Si duhet të shpërndahet nafta për fermerët? - Vuksani: Paratë për përfituesit të jepen në sezon
Ndërsa më 27 Mars pritet të hapen aplikimet për skemën kombëtare në bujqësi 2024, përmes së cilës do të financohen fermerët përfitues, ekspertët e bujqësisë......

Kamatëvonesat për bizneset, prekin majat - Detyrimet tatimore përtej afatit, norma e interesit arrin në 8.58 %
Bizneset të cilët nuk paguajnë detyrimet tatimore në afat janë ngarkuar me kamatëvonesa të cilat regjistrohen në përqindjen më të lartë që nga viti 2016. ......

Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Malta, gati të njohin shtetin e Palestinës!
Katër liderët u mblodhën në margjinat e një samiti në Bruksel të premten për të diskutuar "gatishmërinë e tyre për të njohur Palestinën", duke shtuar se ata......

Planet për financimin e HEC Skavica - KESH gjen konsulentin e jashtëm, do vlerësojë aftësinë kredimarrëse të korporatës
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të ofrojë konsulencën e jashtme financiare për projektin e hidrocentralit të......

Cila është skema kombëtare e mbështetjes së fermerëve? - Denaj: Bashkimi i tyre do rrisë standardet e prodhimeve dhe sigurinë ushqimore
Teksa prenzantoi Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët dhe blegtorët, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj theksoi se bashkimi I......

Adresat/ Sa apartamente ka Shqipëria? - Çfarë mund të përfitojë biznesi dhe individët nga sistemi i ri
Në Kuvend është depozituar një nismë e re për aplikimin e një sistemi adresash, ku çdo godinë e rrugë të ketë një kod unik dhe emërtimin përkatës. Por sa......

Gati strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2024-2030 - Nga zbutja e varfërisë deri te mbështejta e PAK, sa parashikohet të shpenzohen?
Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2023. Një dër qëllimet kryesore është zbutja e varfërisë,......

Sa para tërhoqën shqiptarët në bankomat? - Mesatarisht 15,800 lekë në një transaksion
Gjatë vitit 2023 shqiptarët kanë tërhequr më shumë para se një vit më parë në pikat e ATM-ve, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Shifrat......