Shqipëria Postuar më 17 Gusht 2022, 12:42

Fierza, nën mesataren historike - KESH po shfrytëzon prodhimin vendas, çmimi në bursa arrin nivele rekord

Nga SCAN TV
Fierza, nën mesataren historike - KESH po shfrytëzon prodhimin vendas,

Niveli në liqenin e Fierzës përgjatë 6 muajve të parë të vitit ka qenë nën mesataren historike, teksa muaji mars shënoi nivelin më të ulët për këtë vit. Të dhënat nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se në muajin mars niveli në liqenin më të madh të Kaskadës së Drinit arriti në 260.67 m, nga 279.82 m që është mesatarja historike.

Ndërkaq, në periudhën prill - qershor niveli ka pësuar rritje, por gjithsesi duke mbetur nën mesataren historike.

Paralelisht, referuar të dhënave nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, edhe gjatë gushtit tendenca është në rënie, duke qenë se në datën 15 gusht niveli ishte 278.62 m, nga 281.48 m që ishtë ne fillim të këtij muaji. Ndërkohë që, pak ditë më parë KESH vendosi të shfrytëzojë prodhimin vendas për të sigurimin energjisë, çka sugjeron për një rënie të mëtejshme të nivelit, në rast të një situate jo të favorshme hidrike.

Ky dikaster pohoi 2 ditë më parë për TV SCAN se një procedurë për blerjen e 61 600 mwh energji, e shpallur në datën 12 gusht u anulua pikërisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Në bursën e Hungarisë, që shërben si referencë për Shqipërinë, për datën 17 gusht 1 MwH u tregtua me 553.92 euro, çmimi më i lartë i regjistruar gjatë këtij muaji. Përgjatë gjithë vitit KESH ka vijuar proceduart e blerjes së energjisë me baza ditore ose javore, duke u prekur drejtpërdrejt nga rritja e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Kjo pasi, mungojnë kontratat afatgjata për blerjen e energjisë, që mund të ishin siguruar në periudha kur çmimet ishin më të favorshme. Ndërkohë që, përgjatë gjithë vitit janë shpenzuar  235.6 mln euro.

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=JAssc5bSwFc

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat