Shqipëria Postuar më 17 Gusht 2022, 12:41

Çmimet frenojnë investimet? - Ana tjetër e medaljes, paratë për vepra publike mbeten “stok”!

Nga SCAN TV
Çmimet frenojnë investimet? - Ana tjetër e medaljes,

Ndërsa rritja e çmimeve ka qenë një burim i pashtershëm përgjatë 7 muajve të parë të vitit për të ardhurat buxhetore, duket se në anën tjetër ka dhënë ndikim negativ tekk investimet. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, vihet re një fenim i shpenzimeve për vepra publike dhe kjo për shkak se lëndët e para kanë kushtruar më shtrenjtë, ndërkohë që një pjesë e mirë e kontratave janë lidhur me preventive të çmimeve të mëparshme.

Kështu,  shpenzimet kapitale përgjatë periudhës Janar-Korrik 2022 janë realizuar në nivelin, 69 % të planit për këtë periudhë.  Konkretisht shpenzimet kapitale për periudhën 7 mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën rreth 37.5 miliardë lekë spo 320 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 30.2 përqind më i ulët ose rreth 16.2 miliard lekë më pak apo 138 milionë euro.

Për këtë arsye, qeveria vendosi në muajin Maj që të kompensojë rritjen e çmimimeve për disa produkte të caktuara në ndërtim deri në nivelin 30 %, për sa i përket kontratave aktuale të punëve pblike..

Konkretisht autoritetet kontraktore do të marrin në analizë faturat e shtuara për disa materiale si çimento, hekur, bitum, baker dhe tuba plastikë, që kanë pësuar rritje të madhe gjatë muajve të fundit, duke çmimet e paraqitura në preventive nga kontraktorët dhe faturat dhe njohur maksimalisht 30% rritje të çmimeve të këtyre produkteve. Por pavarësisht këtij vendimi, i cili ndoshta ka qenë paksa i vonuar, sërish nuk duket të ketë një shtysë sa i takon investimeve publike.

Në të kundërt, shpenzimet korrente u realizuan në masën 97 përqind të planit të periudhës. Sipas të dhënave të financave, shpenzimet korente për periudhën 7 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 265.6 miliard lekë apo 2.2 miliardë euro, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 3.2 përqind më i lartë ose rreth 8.3 miliard lekë më shumë

Shpenzimet e përgjithshme publike deri në Korrik 2022 arritën në rreth 311 miliard lekë me një realizim në masën 87 përqind të planit të periudhës ndërkohë që, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 567 milion lekë më pak.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=wfNB6GyDQXs

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat