Bota Postuar më 17 Nëntor 2022, 09:49

Euro vijon të tregtohet pranë 1.04 dollarë - Monedha e gjelbër gjen një mbështetje nga shitjet me pakicë në SHBA

Nga SCAN TV
Euro vijon të tregtohet pranë 1.04 dollarë - Monedha e

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërkohë që janë larguar shqetësimet në lidhje me sulmin me raketë në territorin e Polonisë.

Gjithsesi, dollari amerikan ka gjetur një mbështetje nga të dhënat mbi shitjet me pakicë në SHBA, që rezultuan mbi parashikimet e analistëve. Ditën e djeshme Polonia dhe NATO deklaruan se shpërthimi në një fshat në kufi me Ukrainën erdhi nga një raketë mbrojtëse ukrainase dhe jo nga Rusia, duke larguar frikën se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës mund të përhapet përtej kufijve.

Euro vijon të tregtohet pranë 1.04 dollarëve, shumië pranë nivelit më të lartë në 4 muajt e fundit. Referuar të dhënave në SHBA, Departamenti i Tregtisë deklaroi se shitjet me pakicë u rritën me 1.3% gjatë tetorit, ndërsa analistët parashikonin një rritje prej 1%.

Të dhënat e tjera treguan se inflacioni në Britaninë e Madhe u rrit në nivelin më të lartë në 41 vitet e fundit, duke shtuar presionin ndaj Bankës së Anglisë për të rritur sërish normat e interesit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 16,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1200 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat