Bursat europiane, në rritje të lehtë - FMN: Lufta Rusi-Ukrainë, i vetmi kërcënim për ekonominë globale

Tregjet europiane të aksioneve janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te tensionet gjeopolitike, pavarësisht se është sqaruar çështja e raketës së goditi Poloninë, ky gjetën vdekjen dy pesona. Indeksi pan-Europian Stoxx 600, e ka nisur ditën në rritje me rreth 0.2%, me shumicën e sektorëve që janë hapur në territor pozitiv. Në anën tjetër, tregjet aziatike dhe ato amerikane u mbyllën në rënie në sesionin e kaluar.
Polonia dhe NATO deklaruan se ishte një raketë mbrojtëse ukrainase ajo që goditi territorin e Polonisë, por Kievi zyrtar ka kërkuar të jetë pjesë e një hetimi, për të zbuluar se çfarë ka ndodhur realisht. Ndërkohë, ditën e sotme Kancelari britanik, Jeremy Hunt do të prezantojë planin e ri ekonomik, i cili përfshin miliarda paund ulje të shpenzimeve dhe rritje të taksave.
Paralelisht, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, deklaroi se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është faktori i vetëm negativ për ekonominë globale. Duke folur në samitin e G20-ës në Bali të Indonezisë, Georgieva bëri thirrje që samiti të fokusohet te problemet që lindin nga ky konflikt, si inflacioni global, rritja e kostove të jetesës dhe siguria energjitike.
SCAN
Sondazh

Dollari vijon rikuperimin së bashku me Paundin ndërsa Franga zvicerane zhvlerësohet sërish!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rritje të lehtë të vlerës duke vijuar me rikuperimin e djeshëm teksa është blerë sot me 112.3 lekë dhe është shitur......

Shqipëria ende pa strategji për mbetjet urbane - Haxhimali: Duhet investuar më shumë në këtë drejtim
Ndërkohë që vendet e BE-se hartojnë strategji për mbetjet urbane , qeveria shqiptare e sheh legjislacionin e miratuar që prej vitit 2008 si mjaft efikas për......

Donald Trump rikandidon për president - Republikani synon sërish Shtëpinë e Bardhë, përçahet partia
“Për të bërë Amerikën sërish të madhe dhe të lavdishme, shpall kandidaturën time për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Donald Trump.......

Parisi ndalon dhënien me qira të skuterave elektrikë - Arsyeja, shqetësimet në rritje për sigurinë publike, përfshirë trotuaret
Parisi po merr në konsideratë të ndalojë 15 mijë skuterat elektrikë që jepen me qera në kryeqytet, për shkak të shqetësimeve për sigurinë publike në trotuaret......

Nafta ruse “avullon” nga tregu! - Parashikimet për vitin e ardhshëm. Do të prodhohen 1.4 milionë fuçi në ditë më pak
Prodhimi rus i naftës do të bjerë me 1.4 milionë fuçi në ditë vitin e ardhshëm pasi Bashkimi Europian vendosi një ndalim për eksportet e naftës së papërpunuar......

Pushwoosh, kompania ruse depërtoi në ushtrinë amerikane - Mes “viktimave” janë UEFA dhe partia laburiste britanike
Pushwoosh prezantohet si një kompani me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por faktikisht është një shoqëri teknologjike ruse, që zhvillon kode në mijëra......

Bankat e Eurozonës, në rrezik nga inflacioni - Pritshmëri për rritje të kredive të rënduara, shkak rritja e shpejtë e inflacionit
Bankat e zonës euro mund të regjistrojnw rritje të kredive me probleme, pasi zgjerimi i shpejtë i inflacionit si dhe e normave të interesit po godasin të......

Cilat bashki mbajnë peshën më të madhe të borxheve? - 56.5 mln euro detyrime të papaguara, punët publike bëhen pa fonde
Në fund të Shtatorit 2022, pushteti vendor regjistron një stok të detyrimeve të papaguara kundrejt bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e rreth 6.7 miliardë......