Euro i rikthehet rënies, e hëna nis me nënçmim - Monedha e përbashkët europiane, përsëri nën presion të fortë

Pas një ngritjeje të shkurtër disa ditore, monedha e përbashkët evropiane i është rithyer tendencës nënçmuese ndaj lekut. Fillimi i kësaj jave e gjeti përsëri euron në rënie të qëndrueshme, e cila kishte nisur që në fund të javës së shkuar. Sipas Bankës së Shqipërisë kursi mesatar i këmbimit ra në 102.8 lekë. Ajo blihej këtë të hënë me 102.2 lekë, dhe shitej me 103.4 lekë. Vetëm 3 ditë më parë ajo u ngjit në kuotën e 105.8 lekëve, pas një jave me rritje të qëndrueshme. Për t’u shënuar është se në korrik, euro jo vetëm është luhatur në kuota shumë të ulëta në tregun tonë financiar, por preku edhe vlerën më të ulët historike prej 100.4 lekësh.
Rritja e javës së shkuar ishte edhe paradoksale, duke qenë se ndodhi fare pak ditë larg nga piku i sezonit turistik, gjatë të cilit euro tradicionalisht zhvlerësohet në raport me lekun për shkak të flukseve të larta të monedhës europiane që sjellin në Shqipëri turistët e emigrantët.
Njohës të tregut financiar shqiptar thanë se disa subjekte kanë blerë euro në tregun e brendshëm duke pritur edhe momentet më të volitshme kur çmimi ishte shumë i ulët, dukë sjellë më pas edhe rritjen e përkohëshme të kursit të monedhës së përbashkët evropiane në raport me lekun.
Ndërkohë që duket se edhe të paktën për muajin gusht monedha e përbashkët europiane do të jetë nën trysni të forta nënçmumese për shkak të pritshmërive për rritje të shifrave nga turizmi. Një euro kaq e dobët shihet me shqetësim nga ata shqiptarë që vijnë të kalojnë pushimet pranë familjeve, si dhe ata që dërgojnë rregullisht remitanca në Shqipëri. Eksporuesit janë një tjetër kategori e prekur nga nënçmimi i fortë të monedhës së përbashkët europiane, të cilin Qeveria e lidh me performacën pozitive të ekonomisë shqiptare.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Transporti ajror, “boom” pasagjerësh - INSTAT: Prill-qershor, 30.7% më shumë. Rritje edhe volumi i mallrave të tregtuara me ajër
Transporti ajror shënoi rritje të ndjeshme gjatë 3-mujorit të dytë të vitit, në drejtim të transportit të pasagjerëve. Sipas të dhënave nga Instituti i......

Pikë e përbashkët kontrolli kufitar Shqipëri-RMV - Rama: Qëllimi final është unifikimi i doganave
Prej kësaj të hëne, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, hyn në fuqi kontrolli i përbashkët kufitar në Qafë-Thanë, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë......

Në Qershor u tërhoqën nga tregu 600 milion euro! - Banka e Shqipërisë: Rezerva valutore arrin vlerë rekord, 5.54 miliardë euro
Rezerva valutore ka shënuar një kërcim të paprecedentë në muajin qershor. Banka e Shqipërisë raporton se ajo është rritur me 12% brenda një muaji, nga 4.94......

Hekurudha, në “pritje” të shinave! - Ecuria e projekteve që synojnë përmirësimin e transportit të mallrave dhe pasagjerëve
Mungesa e investimeve në projekte hekurudhore e kanë çuar këtë transport drejt rënies së vazhdueshme, teksa shifrat e pasagjerëve janë tejet të ulta, në raport......

Vendorët nuk arrijnë të mbledhin taksat - Janar-mars 2023, “gropa” prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
Të ardhurat nga burimet e veta vendore, që arritën në rreth 7.2 miliardë lekë, shënuan rënie gjatë tremujorit të parë të këtij viti me rreth 16% krahasuar me......

Analizë: Burimet e rinovueshme po marrin vrull në një moment të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor
Në muajt e fundit, disa vende në rajon kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt përshpejtimit të tranzicionit të tyre drejt energjisë së gjelbër. Përhapja e......

Turbina me erë më e lartë në botë drejt përfundimit: “E bën energjinë e erës shumë më efikase”!
Ekspertët në Modvion të Suedisë po përdorin forcën e drurit për të ndihmuar në kapjen e fuqisë së erës dhe për të vendosur rekorde në këtë proces. Turbina......

Pse zjarri është i rëndësishëm për njerëzit (edhe pse me zjarret bëhet një rrezik)!
Në verë, me zjarre të pakontrolluara që shkatërrojnë tokat tona, zjarri është i frikshëm. Megjithatë, roli i tij ka qenë qendror në evolucionin dhe jetën e......