Yield-i i bonove 12-mujore ngjitet në 2.57%/ Regjistrohet niveli më i lartë në muajt e fundit, qeveria rrit financimin

Yield-et e bonove të thesarit me maturim 12-mujor shënuan një tjetër rritje në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, duke sinjalizuar një stabilizim të normave të kthimit në tregun e titujve qeveritarë.
Sipas të dhënave zyrtare, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore arriti në 2.57%, nga 2.52% në ankandin pararendës.
Në ankand ishte shpallur fillimisht një shumë financimi prej 9 miliardë lekësh, ndërsa kërkesa totale nga tregu arriti në rreth 11.06 miliardë lekë. Në përfundim, u pranua një shumë prej 10.24 miliardë lekësh, më e lartë se objektivi fillestar i financimit.
Rritja e shumës së pranuar ndikoi edhe në rritjen e yield-it mesatar, pasi qeveria pranoi oferta me norma interesi më të larta për të siguruar financimin shtesë.
Të dhënat historike të ankandeve tregojnë se yield-et e bonove 12-mujore kanë dalë gradualisht nga nivelet më të ulëta të regjistruara gjatë vitit të kaluar, kur normat kishin zbritur pranë nivelit 2%. Në muajt e fundit, tregu ka shfaqur sinjale stabilizimi dhe një prirje të lehtë në rritje të normave të kthimit.
Zhvillimet lidhen edhe me pritshmëritë e tregjeve për inflacionin dhe politikën monetare. Megjithëse inflacioni në Shqipëri mbetet ende pranë objektivit të “Bankës së Shqipërisë”, tensionet gjeopolitike dhe pasiguritë në tregjet ndërkombëtare kanë shtuar kujdesin e investitorëve dhe kanë frenuar pritshmëritë për ulje të mëtejshme të normave të interesit.
Për momentin, lëvizjet në tregun e titujve qeveritarë mbeten të moderuara dhe nuk sinjalizojnë ndryshime të forta të kushteve financiare në tregun vendas.

OSSH modernizon rrjetin elektrik në Orikum Plazh/ Synohet furnizim i qëndrueshëm dhe pa ndërprerje
Drejtoria Rajonale e OSSH Vlorë ka shpallur hapjen e garës për një investim në rrjetin energjetik të zonës së Orikumit. Projekti parashikon zhvillimin e......
Kush përfiton nga fondi 52 milionë euro në bujqësi? Kriteret që skualifikojnë fermerët, afati i aplikimit deri më 26 Qershor
Fermerët kanë nisur nga aplikimet për masat e mbështetjes direkte përmes Skemës Kombëtare në Bujqësi. Por kush përfiton dhe cilat janë kriteret......
1.04 mld lekë për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hekurudha planifikon tenderin për ndërtimin e bazës mekanike për mirëmbatjen
Hekurudha Shqiptare ka planifikuar hapjen e një tjetër tenderi për linjën Tiranë – Durrës – Rinas, këtë herë për ndërtimin e bazës mekanike për mirëmbatjen e......
Rriten shitjet e makinave në Evropë/ Konsumatorët blenë më shumë automjete elektrike dhe hibride
Shitjet e makinave në Evropë u rritën për të tretin muaj radhazi në prill, ndërsa konsumatorët vazhduan të blejnë më shumë modele elektrike dhe hibride.......
Zvicra, drejt një tjetër referendumi/ Votimi, për të kufizuar popullsisë deri në 10 milionë banorë
Më 14 qershor, Zvicra do të votojë për të kufizuar popullsinë në 10 milionë. Me numrin tashmë mbi 9.1 milionë, migrimi vjetor do të duhet të ulet të paktën......
Bonus-malus ul koston e sigurimit/ AMF: Lehtësimi i lëvizjes në vendet e CEFTA-s solli rënie të primeve në Karton Jeshil
Tregu i produkteve të sigurimit të makinave ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes......
Shqiptarët sigurojnë më pak jetën në rajon/ Raporti i Xprimm: Shqiptarët nuk investojnë shumë në mbrojtjen financiare
Në krahasim me vendet e rajonit dhe më gjerë, shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën. Sipas raportit më të fundit të Xprimm për vitin 2025, sigurimi......
Gjermani-Kanada, marrëveshje për gazin/ Gati struktura lundruese e eksportit prej 10 miliardë dollarësh
Kanadaja do të njoftojë një marrëveshje për të furnizuar Gjermaninë me gaz natyror të lëngshëm nga një strukturë e planifikuar eksporti në bregdetin e......



