Shqiptarët sigurojnë më pak jetën në rajon/ Raporti i Xprimm: Shqiptarët nuk investojnë shumë në mbrojtjen financiare

Në krahasim me vendet e rajonit dhe më gjerë, shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën. Sipas raportit më të fundit të Xprimm për vitin 2025, sigurimi i jetës në Shqipëri ka vijuar të mbetet në nivele shumë të ulëta në raport me produktet e tjera të sigurimit.
Konkretisht, sigurimi i jetës në vendin tonë përbën vetëm 9% të portofolit të primeve në të gjitha shoqëritë e sigurimit, ndërsa në vende të tjera të rajonit dhe Evropës Qendrore e Lindore kjo peshë është dukshëm më e lartë. Në Hungari sigurimi i jetës zë mbi 41% të portofolit total të primeve, në Sllovaki rreth 36%, ndërsa në Poloni dhe Slloveni mbi 27%. Edhe rritja e primeve të këtij produkti në Shqipëri ka qenë më e ulët krahasuar me vende si Hungaria, Rumania apo Maqedonia e Veriut.
Megjithatë, për sa i përket produktit MTPL e brendshme, i cili i referohet sigurimit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore apo shëndetësore, Shqipëria mbetet vendi me varësinë më të lartë ndaj këtij produkti në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore. Sipas të dhënave të vitit 2025, MTPL-ja zë rreth 62% të portofolit të primeve në të gjitha shoqëritë e sigurimit në Shqipëri, një përqindje dukshëm më e lartë se në vendet e tjera të rajonit.
Nga ana tjetër, sigurimi i pronës paraqitet thuajse në të njëjtat nivele në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht se ky rajon është mjaft i ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, rreziqeve të lidhura me klimën si zjarret, përmbytjet dhe të tjera, sërish ndërgjegjësimi për mbrojtjen e pronës ndaj kërcënimeve të tilla mbetet i ulët. Në Shqipëri, sigurimi i pronës zë vetëm rreth 10% të totalit të primeve.
Nëse bëjmë një përllogaritje në bazë të shumës së primeve, Polonia mbetet tregu më i madh i sigurimit të jetës në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, me mbi 5.8 miliardë euro prime në vitin 2025. Ndërkohë, Shqipëria vijon të mbetet ndër tregjet më të vogla, me vetëm rreth 25 milionë euro prime në sigurimin e jetës. Edhe vende me popullsi më të vogël ose të ngjashme me Shqipërinë, si Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi, paraqesin nivele më të larta të ndërgjegjësimit për sigurimet, që pasqyrohet në raportin më të lartë të primeve ndaj ekonomisë dhe portofolit total të sigurimeve.
Gjermani-Kanada, marrëveshje për gazin/ Gati struktura lundruese e eksportit prej 10 miliardë dollarësh
Kanadaja do të njoftojë një marrëveshje për të furnizuar Gjermaninë me gaz natyror të lëngshëm nga një strukturë e planifikuar eksporti në bregdetin e......
Faturat e energjisë në Britani do të rriten 13%/ Ofgem heq kufirin e lartë për të reflektuar çmimin më të lartë të gazit
Familjet britanike, të cilat tashmë janë të shtrënguara nga kostoja e jetesës, do të përballen me fatura energjie që arrijnë mesatarisht në 1,862 paund në......
“Eurozona mund të përballet me stres nga kredia private”/ BQE publikon raportin e stabilitetit financiar
Eurozona nuk po përballet me rrezik sistemik nga turbulencat e fundit në tregjet private të kreditit, por disa pjesë të sistemit financiar janë të ekspozuara......
Konferenca Shqipëri-BE, Presidenti Bajram Begaj: Hap me rëndësi drejt familjes europiane
Pak pas përfundimit të Konferencës së VIII Ndërqeveritare Shqipëri-BE ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Bajram begaj. Me një postim në rrjetet......
Konferenca Ndërqeveritare, Rama- Raouna- Kos në konferencë për shtyp: Shqipëria, dashuri pa kushte për BE-në
Një delegacion i kryesuar nga kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Bruksel në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Pjesë e delegacionit ishin......
Bruksel, Rama para nisjes së Konferencës së 8-të Ndërqeveritare: Shqipëria, vendi më pro BE-së
Kryeministri Rama, ndodhet sot në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën e 8-të ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në krye të një delegacioni të......
Bizneset po modernizojnë proceset, jo produktet/ Teknologjia dhe komunikacioni udhëheqin inovacionin në Shqipëri
Kompanitë e teknologjisë dhe komunikacionit mbeten më aktivet në inovacion në Shqipëri, duke kryesuar me diferencë ndaj sektorëve të tjerë të ekonomisë. Të......
Shqipëria, bashkëpunim me Austrinë për sfidat financiare/ Sejko: Në vëmendje kemi rreziqet që lidhen me digjitalizimin dhe sulmet kibernetike
Banka e Shqipërisë do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Bankën e Austrisë në drejtim të ndarjes së eksperiencave dhe ekspertizës, por edhe në adresimin e......



