Shqipëria, mes Kinës që “lulëzon” e Italisë që “zbehet”/ Eksportet, me rritje në Maj. Ndërkohë, deficiti tregtar ngushtohet
Në maj 2025, eksportet shqiptare i janë rikthyer trendit pozitiv, duke arritur në 35 miliardë lekë, me një rritje modeste prej 1.2% krahasuar me majin e vitit të kaluar dhe me 6% krahasuar me prillin e të njetit vit. Kjo rritje u mbështet kryesisht nga grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, që kontribuan pozitivisht me 6.2 pikë përqindje në rritje, si dhe nga eksportet e produkteve ushqimore dhe veshjeve. Megjithatë, një ndikim negativ në total ka pasur grupi i “Materialeve të ndërtimit dhe metaleve”, i cili i ka hequr eksporteve 5.8 pikë përqindje. Për gjithë pesëmujorin janar-maj, eksportet arritën në 168 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 2.1%.
Nga ana tjetër, importet për muajin maj arritën në 78 miliardë lekë, duke u ulur me 2.1% krahasuar me majin e kaluar, por duke shënuar një rritje prej 2.6% në krahasim me muajin paraardhës. Kjo ulje vjetore është ndikuar kryesisht nga tkurrja e importeve të “mineraleve dhe energjisë” si dhe të “materialeve të ndërtimit dhe metaleve”. Në të kundërt, janë rritur importet e produkteve ushqimore, kimikateve dhe tekstileve. Në periudhën janar-maj, importet zbritën në 355 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 2.4%.
Në total, deficiti tregtar për pesëmujorin është ngushtuar me mbi 6%, duke reflektuar më shumë kursim në mallrat e importuara sesa rritje të dukshme në ato që shiten jashtë. Megjithatë, mbetet i lartë në vlerë me 187 miliardë lekë, çka tregon se Shqipëria vijon të jetë një vend që importon shumë më tepër se sa eksporton.
Në ndarjen sipas vendeve, rritja më e fortë e eksporteve në maj është regjistruar drejt Kosovës me 51.5%, Turqisë me 53.2% dhe Spanjës, ndërsa janë tkurrur eksportet drejt Italisë, Greqisë dhe Gjermanisë. Sa i përket importeve, krahas rritjes nga Kina me 25.1%, është shënuar një rritje edhe nga Greqia dhe Gjermania, ndërsa Italia dhe Turqia kanë shënuar rënie. Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë 57% të volumit total, ku Italia mban 27% të tregut, por ndikimi i Kinës dhe vendeve të rajonit është në rritje të vazhdueshme. Kjo tablo tregon një lëvizje të ngadaltë por të qëndrueshme drejt diversifikimit të partnerëve tregtarë dhe një ulje të varësisë nga importet europiane, sidomos për mallrat industriale dhe ndërtimore.

Lehtësohet aksesi në “Polin e Festivaleve”, Korçë - 124,7 milionë lekë për infrastrukturën rrugore dhe ndriçimin
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për përmirësimin e transportit lokal dhe urban me ndërhyrje në rrugë dhe trotuare, lot 6 për parkun “Poli i......

WhatsApp së shpejti do të shfaqë reklama – Pse kjo mund të shkaktojë reagime negative në Europë?
WhatsApp tani do të fillojë të shfaqë reklama në aplikacionin popullor të bisedave pas viteve të ofrimit të shërbimeve falas pa asnjë detyrim. WhatsApp tha......

Ibrahimaj: Avancojmë projektet me BERZH për fuqizimin e biznesit dhe të startup-eve
Fuqizimi i biznesit dhe i startup-eve shqiptare ishte në fokus të takimit që zhvilloi ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina......

Trump largohet nga Samiti i G7 - Shkak, intensifikimi i konfliktit Izrael-Iran
Presidenti i SHBA-së Donald Trump u largua nga samiti i Grupit të Shtatë Ekonomive Kryesore, që po mbahej në një qytet turistik në Malet Shkëmbore Kanadeze,......

Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë Dollari dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me rënien e vazhdueshme që e ka shoqëruar përgjatë kësaj periudhë duke u......

Hyrja e re e Shkodrës/ Balluku: Ka nisur hedhja e shtresave asfaltike!
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku njoftoi sot në rrjetet sociale se në kantierin e punimeve për hyrjen e re......

Evropa redukton orët e punës - Në cilat vende vërehet ndryshimi më i madh?
Punonjësit në Evropë janë duke ulur gradualisht orët e punës. Gjatë 10 viteve të fundit, koha mesatare e punës në javë ka rënë me një orë në Bashkimin......

Turizmi dhe ndërtimi në rritje, industria "ngadalëson hapin"/ Shërbimet rrisin punësimin dhe pagat, prodhimi i mallrave bie
Ecuria pozitive e turizmit këtë vit nuk vërehet vetëm në rritjen e numrit të turistëve apo të strukturave akomoduese, por edhe në një sërë indikatorësh të......