Shqipëria humbi rreth 27 mijë banorë në një vit/ Popullsia rezultoi në 2.33 milionë banorë në Janar të këtij viti

Popullsia e Shqipërisë vijon të tkurret, teksa vendi humbi rreth 27,400 banorë gjatë vitit 2025 dhe zbriti në 2.33 milionë banorë më 1 janar 2026, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke konfirmuar vazhdimësinë e prirjes së rënies demografike të nxitur kryesisht nga emigracioni dhe plakja e popullsisë.
Ndërkohë, vitin e kaluar popullsia e vendit rezultonte në 1.36 milionë banorë, duke regjistruar këtë vit një rënie prej 1.16%.
Rënia e popullsisë është ndikuar kryesisht nga emigracioni, i cili edhe gjatë vitit 2025 mbeti negativ. Sipas INSTAT, migracioni neto rezultoi me -28.531 persona, ndërsa shtesa natyrore e popullsisë mbeti pozitive, me 1,147 lindje më shumë se vdekje. Megjithatë, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të frenuar tkurrjen demografike të vendit.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se popullsia shqiptare po plaket. Mosha mediane është rritur nga 44.3 vjeç në 45 vjeç, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve është rritur nga 33.3% në 35.7%, duke reflektuar një barrë gjithnjë e më të madhe për popullsinë në moshë pune.
Në nivel rajonal, Tirana mbetet i vetmi qark që ka shënuar rritje të popullsisë, me 0.7% krahasuar me një vit më parë. Në krahun tjetër, tkurrja më e madhe është regjistruar në qarqet e Kukësit dhe Shkodrës, me përkatësisht 2.59% dhe 2.56% më pak banorë.
Tirana vazhdon të jetë qarku më i populluar në vend, duke përqendruar rreth 32.8% të popullsisë totale. Pas saj renditen Fieri, Elbasani dhe Durrësi, të cilët mbajnë peshën më të madhe në shpërndarjen gjeografike të banorëve në Shqipëri.

Tregu shqiptar i sigurimeve, i varur nga MTPL - Xprimm: Produktet vullnetare mbeten pak të zhvilluara
Shqipëria zë vendin e parë në Evropën Qendrore dhe Lindore për peshën më të madhe të sigurimit të detyrueshëm MTPL në portofolin e saj të sigurimeve. Sipas......
Kina zotëron mbi 11,000 patenta gjermane - Një në tre shpikje të zhvilluara në Gjermani, në pronësi të një subjekti të huaj
Kina ka marrë pronësinë e më shumë se 11,300 patentave të zhvilluara në Gjermani gjatë dy dekadave të fundit, sipas një studimi nga Instituti Ekonomik Gjerman......
Si do të transformohet Pallati i Kongreseve? - Gati rikualifikimi, Rama: Një destinacion tjetër i Tiranës turistike
Godina e Pallatit të Kongreseve në Tiranë do të ketë një “fytyrë” të re, pasi së shpeti do të nisë puna për rikualifikimin e saj, për të ofruar një strukturë......
ChatGPT dominon inteligjencën artificiale në Shqipëri/ Mban mbi 93% të trafikut në web, Copilot e ndjek në renditje
ChatGPT ka konsoliduar pozicionin e tij si platforma kryesore e inteligjencës artificiale në Shqipëri, duke gjeneruar pothuajse të gjithë trafikun e referuar......
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit - Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara
Hyjnë në fuqi në Fletoren Zyrtare, ndryshimet e reja që Qeveria i ka bërë Rregullores së Zhvillimit të Territorit. Ndryshimet prekin procedurat e lejeve të......
Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan. Paundi fiton sërish pikë
Dollari amerikan ka regjistruar sot një zbritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e kësaj të marte me 81.4 lekë dhe......
Franca tërheq 93 mld euro investime të huaja - Gjysma e kësaj shume, për qendrat e të dhënave të SoftBank
Kompanitë e huaja janë zotuar të investojnë 93 miliardë euro në Francë, ku gjysma e tyre do të investohet nga një fond i mbështetur nga SoftBank për......
5 sektorët më të subvencionuar të industrisë globale - Raporti i OECD: Prodhimi i paneleve diellore, gjysmëpërçuesit, alumini, çeliku
Subvencionet qeveritare për industrinë kanë arritur nivelin e tyre më të lartë që nga kriza financiare globale, sipas një raporti të Organizatës për......



