Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2026, 11:03

Si do të transformohet Pallati i Kongreseve? - Gati rikualifikimi, Rama: Një destinacion tjetër i Tiranës turistike

Nga Elisabeta Dosku

Si do të transformohet Pallati i Kongreseve? - Gati rikualifikimi, Rama:

Godina e Pallatit të Kongreseve në Tiranë do të ketë një “fytyrë” të re, pasi së shpeti do të nisë puna për rikualifikimin e saj, për të ofruar një strukturë moderne dhe multifunksionale. 5 skuadra finaliste kanë prezantuar projekt-idetë e tyre arkitekturore.

“Është koha vërtetë për një transformim duke ruajtur identitetin e saj dhe natyrisht thirrja në bashkëpunim e sipërmarrjes, nënkupton dhe zhvillimin e një objekti apo një tërësie objektesh, do ta shohim nga propozimet, pranë Pallatit të Kongreseve dhe qëllimi përfundimtar është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëpamja e teknologjisë, nga pikëpamja e cilësisë së hapësirave, nga pikëpamja e gjithë strukturës së riorganizuar dhe të riangazhuar cilësisht, por edhe që ky pallat dhe kjo zonë, të bëhet një destinacion tjetër i Tiranës turistike, i Tiranës kryeqytet i shqiptarëve i Tiranës së aktiviteteve kulturore dhe i Tiranës se aktivitetit të përditshëm social, duke mos e lënë një ishull që është gjithmonë një “ishull i heshtur” kur nuk ka një aktivitet brenda, duke krijuar dhe këtu jetë siç kemi krijuar dikur rreth gropës së dikurshme të stadiumit, që sot është një pol tjetër i jetës së përditshme dhe të përnatshme këtu”.

Ndërsa Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja dha më shumë detaje për impaktin që do të ketë ky projekt.

“Na duhet një qendër më virtuoze, multifunksionale, më moderne, e denjë për Tiranën dhe Shqipërinë e sotme. Nuk bëhet fjalë vetëm për një godinë me kapaciteteve më të mëdha, por për një infrastrukturë avangarde, të aftë të presë eventeve elitare ndërkombëtare, artistë të njohur botërorë, samite, ekspozite e aktivitete që kërkojnë standarde të larta. Ndaj rikualifikimi i kësaj ndërtese emblematike të Tiranës është një investim shumë i rëndësishëm në shërbim të jetës kulturore, institucionale dhe publike. Na duhet një hapësirë që të jetë njëkohësisht skenë kombëtare për talente shqiptare, por edhe skenë e vërtetë ndërkombëtare për ngjarje që e lidhin vendin tonë tashmë me botën”.

Rikualifikimi i një ndër ndërtesave më ikonike të kryeqytetit, sipas qeverisë, vjen për shkak të kapacitetit të kufizuar dhe problemeve serioze që duhen adresuar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat