Tregu shqiptar i sigurimeve, i varur nga MTPL - Xprimm: Produktet vullnetare mbeten pak të zhvilluara

Shqipëria zë vendin e parë në Evropën Qendrore dhe Lindore për peshën më të madhe të sigurimit të detyrueshëm MTPL në portofolin e saj të sigurimeve.
Sipas të dhënave nga raporti më i fundit i Xprimm për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (CEE), Shqipëria shfaq një peshë të lartë të sigurimit MTPL në portofolin e saj të primeve të shkruara bruto. Rreth 62% e tregut të sigurimeve në vend përbëhej nga MTPL në 2025, duke e bërë atë segmentin më të rëndësishëm në industrinë shqiptare të sigurimeve.
Kjo peshë është dukshëm më e lartë se mesatarja rajonale e CEE, ku MTPL përfaqëson rreth 23% të primeve të shkruara bruto. Kjo tregon se në Shqipëri, sigurimi i detyrueshëm i automjeteve është jo vetëm një domosdoshmëri ligjore, por edhe një burim kryesor të ardhurash për kompanitë e sigurimeve.
Pse kaq shumë MTPL në Shqipëri?
Penetrimi i ulët i sigurimeve vullnetare si jeta, pronat apo sigurimet shëndetësore, e bën MTPL-në si alternativën kryesore për konsumatorin mesatar. Shqiptarët zgjedhin të paguajnë vetëm për atë sigurim që e kanë të detyrueshëm dhe jo për produktet e tjera që janë vullnetare.
Sigurimet vullnetare, si ato të jetës apo pronës, perceptohen si luks, si diçka që mund të shtyhet për më vonë. Edukimi financiar i kufizuar dhe mungesa e besimit ndaj kompanive të sigurimeve e përforcojnë këtë sjellje.
Sigurimet e jetës dhe pronës përbëjnë një pjesë shumë të vogël të tregut shqiptar, me përqindje që nuk kalojnë 10% të totalit të primeve të shkruara bruto. Kjo tregon një potencial të madh për zhvillim në këto fusha, por edhe një nevojë për edukim financiar dhe rritje të besimit te produktet e sigurimit.
Në vende si Sllovenia dhe Çekia, sigurimet e jetës dhe pronës zënë një pjesë më të madhe të tregut, duke reflektuar një maturim më të lartë të industrisë. Shqipëria, ndonëse në rritje, mbetet ende e fokusuar në sigurimet bazë, me MTPL si shtyllë kryesore.
Kina zotëron mbi 11,000 patenta gjermane - Një në tre shpikje të zhvilluara në Gjermani, në pronësi të një subjekti të huaj
Kina ka marrë pronësinë e më shumë se 11,300 patentave të zhvilluara në Gjermani gjatë dy dekadave të fundit, sipas një studimi nga Instituti Ekonomik Gjerman......
Si do të transformohet Pallati i Kongreseve? - Gati rikualifikimi, Rama: Një destinacion tjetër i Tiranës turistike
Godina e Pallatit të Kongreseve në Tiranë do të ketë një “fytyrë” të re, pasi së shpeti do të nisë puna për rikualifikimin e saj, për të ofruar një strukturë......
ChatGPT dominon inteligjencën artificiale në Shqipëri/ Mban mbi 93% të trafikut në web, Copilot e ndjek në renditje
ChatGPT ka konsoliduar pozicionin e tij si platforma kryesore e inteligjencës artificiale në Shqipëri, duke gjeneruar pothuajse të gjithë trafikun e referuar......
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit - Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara
Hyjnë në fuqi në Fletoren Zyrtare, ndryshimet e reja që Qeveria i ka bërë Rregullores së Zhvillimit të Territorit. Ndryshimet prekin procedurat e lejeve të......
Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan. Paundi fiton sërish pikë
Dollari amerikan ka regjistruar sot një zbritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e kësaj të marte me 81.4 lekë dhe......
Franca tërheq 93 mld euro investime të huaja - Gjysma e kësaj shume, për qendrat e të dhënave të SoftBank
Kompanitë e huaja janë zotuar të investojnë 93 miliardë euro në Francë, ku gjysma e tyre do të investohet nga një fond i mbështetur nga SoftBank për......
5 sektorët më të subvencionuar të industrisë globale - Raporti i OECD: Prodhimi i paneleve diellore, gjysmëpërçuesit, alumini, çeliku
Subvencionet qeveritare për industrinë kanë arritur nivelin e tyre më të lartë që nga kriza financiare globale, sipas një raporti të Organizatës për......
100 mld euro për energjinë në BE, të bllokuara - Pse evropianët po presin me vite për energji të pastër?
Më shumë se 100 miliardë euro të burimeve të rinovueshme kanë ngecur në rrjetin e vjetëruar të energjisë së Evropës, pasi komunitetet në të gjithë......



