Perimet dhe peshku, “luksi” i verës/ Rreth 10% më shtrenjtë se një vit më parë, ushqimet marrin sërish hov

Çmimet e ushqimeve u rritën më shpejt në korrik, me presionin më të fortë që erdhi nga perimet, peshku dhe mishi. Në total, ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 3.5% në bazë vjetore, nga 3% që ishte rritja në qershor.
Ushqimet mbetën njëkohësisht faktori me ndikimin më të madh në inflacionin e përgjithshëm. Sipas INSTAT, ky grup kontribuoi me 1.18 pikë përqindje në normën vjetore të inflacionit prej 3.4% në korrik.
Rritja më e fortë u regjistrua te perimet, zhardhokët dhe bishtajoret, të cilat në korrik kushtuan 10.1% më shumë se një vit më parë. Ritmi i shtrenjtimit u përshpejtua ndjeshëm edhe krahasuar me qershorin, kur rritja vjetore ishte 8.5%. Norma e rritjes për perimet rikthehet me ritme dyshifrore për herë te parë pas Janarit të vitit 2024 kur vlerësohej në 16.4%.
Rritja e çmimeve të perimeve bie në sy edhe për faktin se korriku përkon me një periudhë të furnizimit të lartë nga prodhimi vendas. Në muajt e verës, ndërkohë, shtohet edhe kërkesa për produkte ushqimore nga hoteleria, restorantet dhe aktiviteti turistik, çka mund të ushtrojë presion shtesë mbi ofertën në treg.
Pas perimeve, rritjen më të lartë e regjistroi peshku dhe produktet e tjera të detit, me 9.4%, nga 9% në qershor. Edhe mishi vijoi të shtrenjtohej. Mishi i freskët, i ftohur ose i ngrirë kushtoi 4.6% më shumë se një vit më parë, kundrejt një rritjeje prej 4.2% në qershor.
Presioni u zgjerua edhe te produkte të tjera të përditshme. Pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 3.8%, qumështi, produktet e bulmetit dhe vezët me 3.1%, ndërsa vajrat dhe yndyrnat me 2.6%. Në të tria këto kategori ritmi i rritjes ishte më i lartë se në qershor.
Nga ana tjetër, frutat e freskëta dhe të thata vijuan të bëjnë përjashtim, me çmime 3% më të ulëta se në korrikun e vitit të kaluar. Edhe rritja e çmimeve të sheqerit, ëmbëlsirave dhe produkteve të pastiçerisë u zbut lehtë, nga 2.5% në qershor në 2.2% në korrik.
Pamja e përgjithshme tregon se inflacioni i ushqimeve po fiton sërish ritëm, ndërsa rritjet më të forta po shfaqen te produkte bazë të konsumit të përditshëm. Perimet janë rasti më i dukshëm, me një shtrenjtim vjetor që tashmë ka kaluar në dy shifra.
ARRSH sqaron hyrje-daljen në Papër: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme
Autostrada Elbasan–Rrogozhinë parashikon lidhjen e Papërit, Cërrikut dhe zonave përreth me aksin e ri Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar lidhur me......
Nis realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8 në Maqedoninë e Veriut
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, ka njoftuar se ka nisur realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8, të......
Fund procedurave të gjata për të marrë hua - Zefi: Me Byrotë e kreditit, bankat do të vendosin më shpejt. Historiku financiar, kyç në vlerësim
Me krijimin e Byrove të kreditit, qytetarët nuk do të përballen më me procedurat e gjata që kanë aktualisht bankat për të dhënë kredi, pasi këto të fundit do......
Ashpërsohen masat ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë - Nëse kapesh për herë të dytë me alkool të hiqet përgjithmonë patenta
Prej 3 ditësh kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, masa që synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe......
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin
Viti 2026 po shënon një rekord të ri sa i takon aviacionit civil, duke arritur në shifra të paregjistruara më parë. Sezoni turistik veror është periudha e......
Inflacioni ngjitet në 3.4% në Korrik/ Ushqimet, qiratë dhe transporti shtojnë presionin mbi çmimet
Inflacioni në Shqipëri vijoi të përshpejtohet edhe në korrik, duke u ngjitur më tej mbi nivelin 3% dhe duke shtuar presionin mbi buxhetet e familjeve. Sipas......
Si do të “filtrohen” aplikimet e reja për kredi? - Byrotë e kreditit do të kenë një “CV financiare” me të dhëna të detajuara për çdo huamarrës
Byrotë e kreditit pritet të jenë subjektet më të reja që do t'u vijnë në ndihmë bankave gjatë procesit të kredidhënies. Çdo bankë dhe institucion tjetër......
Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje e përzemërt për përkushtimin në çdo mision në përballjen me zjarret
Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi zhvilloi një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të......

