ARRSH sqaron hyrje-daljen në Papër: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme

Autostrada Elbasan–Rrogozhinë parashikon lidhjen e Papërit, Cërrikut dhe zonave përreth me aksin e ri
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar lidhur me informacionet e publikuara së fundmi për mungesën e një hyrje-daljeje në zonën e Papërit, përgjatë autostradës së re Elbasan–Rrogozhinë.
ARRSH sqaron se projekti i kësaj vepre infrastrukturore parashikon ndërtimin e një nyjeje në Papër, e cila do të mundësojë lidhjen e zonës së Papërit, Cërrikut dhe territoreve përreth me autostradën.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërtimi i kësaj nyjeje nuk është përfshirë në kontratat që janë aktualisht në proces zbatimi. Nyja është planifikuar të realizohet në një fazë të mëtejshme, në përputhje me planifikimin dhe vijimësinë e projektit.
ARRSH thekson se mbetet i angazhuar për informimin e vazhdueshëm dhe transparent të publikut mbi ecurinë e projekteve infrastrukturore, duke vlerësuar rëndësinë e informimit të saktë dhe të verifikuar për çështjet me interes publik.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se për çdo informacion të mëtejshëm lidhur me projektin dhe ecurinë e punimeve, qytetarët mund t’i drejtohen institucionit.
Nis realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8 në Maqedoninë e Veriut
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, ka njoftuar se ka nisur realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8, të......
Fund procedurave të gjata për të marrë hua - Zefi: Me Byrotë e kreditit, bankat do të vendosin më shpejt. Historiku financiar, kyç në vlerësim
Me krijimin e Byrove të kreditit, qytetarët nuk do të përballen më me procedurat e gjata që kanë aktualisht bankat për të dhënë kredi, pasi këto të fundit do......
Ashpërsohen masat ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë - Nëse kapesh për herë të dytë me alkool të hiqet përgjithmonë patenta
Prej 3 ditësh kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, masa që synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe......
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin
Viti 2026 po shënon një rekord të ri sa i takon aviacionit civil, duke arritur në shifra të paregjistruara më parë. Sezoni turistik veror është periudha e......
Inflacioni ngjitet në 3.4% në Korrik/ Ushqimet, qiratë dhe transporti shtojnë presionin mbi çmimet
Inflacioni në Shqipëri vijoi të përshpejtohet edhe në korrik, duke u ngjitur më tej mbi nivelin 3% dhe duke shtuar presionin mbi buxhetet e familjeve. Sipas......
Si do të “filtrohen” aplikimet e reja për kredi? - Byrotë e kreditit do të kenë një “CV financiare” me të dhëna të detajuara për çdo huamarrës
Byrotë e kreditit pritet të jenë subjektet më të reja që do t'u vijnë në ndihmë bankave gjatë procesit të kredidhënies. Çdo bankë dhe institucion tjetër......
Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje e përzemërt për përkushtimin në çdo mision në përballjen me zjarret
Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi zhvilloi një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të......
Sa kushton një dietë e shëndetshme në Shqipëri? Kemi kosto më të ulët se shumica e vendeve të Ballkanit
Të dhënat e FAO tregojnë se në vitin 2025 kostoja e një diete të shëndetshme në Shqipëri ishte 5.16 dollarë PPP për person në ditë. Sipas të dhënave të......

