Fund procedurave të gjata për të marrë hua - Zefi: Me Byrotë e kreditit, bankat do të vendosin më shpejt. Historiku financiar, kyç në vlerësim

Me krijimin e Byrove të kreditit, qytetarët nuk do të përballen më me procedurat e gjata që kanë aktualisht bankat për të dhënë kredi, pasi këto të fundit do të kenë në dispozicion një bazë të plotë të dhënash që verifikon besueshmërinë e klientëve, duke e bërë kështu vendimmarrjen më të shpejtë.
Sipas pedagogut Altin Zefi, procesi i kredidhënies pritet të bëhet më i thjeshtë në vijim, teksa qytetarët dhe bizneset me një historik të mirë të shlyerjes së kredive të mëparshme apo pagesave të tjera, do të “shpërblehen”, ndërsa ata me historik jo të mirë, do të penalizohen.
“Sigurisht do të lehtësojë kredidhënien, do të rezultojë në uljen e normës kreditore për shumë qytetarë, por mund ta bëjë më të vështirë për ata qytetarë të cilët kanë patur probleme në pagesën e shtyrë të kredive dhe të detyrimeve të tyre tatimore, sepse renditja e tyre kreditore do të jetë më e ulët. Pra, sigurisht kjo është një thirrje, është një ftesë për të gjithë ne, për të gjithë qytetarët që të jenë të përgjegjshëm që kur marrin një kredi, të paguajnë, të shlyejnë detyrimet në kohën e caktuar, në mënyrë që të mos bjerë renditja e tyre kreditore, të mos jetë e ulët, që në momentin që aplikojnë për një kredi kur kanë nevojë, të aprovohet”, theksoi Zefi.
Nga dallojnë Byrotë e kreditit nga Regjistri i kredisë që ekziston aktualisht? Pedagogu shprehet se regjistri i kredisë mbahet nga Banka e Shqipërisë dhe mbledh të dhënat për çdo individ që merr apo aplikon për një kredi, duke i ruajtur si në regjistër, por të papërpunuar dhe jo të gatshëm për informacion për bankat e nivelit të dytë apo institucionet e tjera financiare.
“Në vende të rajonit, Regjistri i kredisë përmban të dhëna për rreth 40% të qytetarëve, ndërsa byrotë e kredisë së këtyre vendeve kanë informacion për pothuajse 100% të qytetarëve, sepse informacioni i tyre nuk buron vetëm nga institucionet financiare si bankat apo shoqëritë e kursim-kreditit e të tjera, por gjithashtu marrin informacion dhe nga institucionet e qeverisjes vendore, nga ofruesit e shërbimeve publike. Dhe në momentin që ky individ aplikon për kredi, institucioni financiar në të cilin aplikon ky individ mund të ketë në dispozicion të dhënat financiare dhe sjelljen financiare të këtij individi duke e ulur kohën e vendimmarrjes, duke e bërë informacionin për këtë individ që kërkon të marrë kredi më të plotë, më të shpejtë. Dhe në këtë mënyrë nëse një kredimarrës, një kërkues është i përgjegjshëm, ka paguar faturat në kohë, ka qenë i përgjegjshëm në aspektin financiar, gjithashtu ulet edhe norma e interesit”, tha ai.
Banka e Shqipërisë do të vendosë në dispozicion të dhënat nga Regjistri i Kredisë për të krijuar bazën fillestare të të dhënave për Byrotë e kreditit dhe nuk do të ketë rol tjetër, ndërsa projektligji nuk jep detaje nëse do të ketë një institucion që do të monitorojë këto subjekte.
Ashpërsohen masat ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë - Nëse kapesh për herë të dytë me alkool të hiqet përgjithmonë patenta
Prej 3 ditësh kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, masa që synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe......
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin
Viti 2026 po shënon një rekord të ri sa i takon aviacionit civil, duke arritur në shifra të paregjistruara më parë. Sezoni turistik veror është periudha e......
Inflacioni ngjitet në 3.4% në Korrik/ Ushqimet, qiratë dhe transporti shtojnë presionin mbi çmimet
Inflacioni në Shqipëri vijoi të përshpejtohet edhe në korrik, duke u ngjitur më tej mbi nivelin 3% dhe duke shtuar presionin mbi buxhetet e familjeve. Sipas......
Si do të “filtrohen” aplikimet e reja për kredi? - Byrotë e kreditit do të kenë një “CV financiare” me të dhëna të detajuara për çdo huamarrës
Byrotë e kreditit pritet të jenë subjektet më të reja që do t'u vijnë në ndihmë bankave gjatë procesit të kredidhënies. Çdo bankë dhe institucion tjetër......
Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje e përzemërt për përkushtimin në çdo mision në përballjen me zjarret
Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi zhvilloi një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të......
Sa kushton një dietë e shëndetshme në Shqipëri? Kemi kosto më të ulët se shumica e vendeve të Ballkanit
Të dhënat e FAO tregojnë se në vitin 2025 kostoja e një diete të shëndetshme në Shqipëri ishte 5.16 dollarë PPP për person në ditë. Sipas të dhënave të......
AIDA nis fushatën kombëtare për mbështetjen e SME-ve, në 10 bashki të vendit
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis një fushatë kombëtare informuese dhe promovuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), në......
Bizneset, detyrim për të deklaruar çdo vend të lirë pune - Drafti/ Shpallet paga për pozicion. Krijohet Pasaporta Digjitale e Punësimit
Bizneset në vend por edhe institucionet publike do të përballen me rregulla të reja dhe me të ashpra të tregut të punës. Draftligji i hedhur për konsultim......

