Kukësi sfidon trendin demografik, shënon rritje të lindjeve/ Në tremujorin e dytë të vitit shtesa natyrore rezulton në favor të jetëve të reja
Popullsia e Shqipërisë ka shënuar një shtesë natyrore pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2025, me 48 lindje më shumë se humbje jete në rang kombëtar, një tregues pozitiv, sidomos referuar shifrave për vendin tonë vitet e fundit. Kryeqyteti vijon të jetë “motori” demografik i vendit, me një diferencë prej 691 lindjesh më shumë, i ndjekur nga Durrësi me 111 dhe Dibra me 49. Edhe Kukësi ka mbajtur ritmin pozitiv me 44 lindje më shumë se vdekje.
Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve ka rënë me 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me ulje më të fortë në Gjirokastër, ku u regjistrua gati 19% më pak humbje jete, dhe në Durrës me mbi 10%.
Ky zhvillim vjen pavarësisht se numri i lindjeve në rang vendi ka pësuar rënie me 7.4%, me tkurrje më të ndjeshme në Korçë me 26%, Vlorë me 19.8% dhe Berat me 15.3%.
Vetëm Kukësi ka sfiduar trendin negativ duke shënuar rritje të lindjeve me 6.5%. Megjithatë, shumica e qarqeve ende kanë bilanc natyror negativ: Korça me 226 humbje jete më shumë se lindje, Fier me 179 dhe Vlora me 132.
Këto shifra tregojnë se sfida demografike e vendit vazhdon, me përqendrim të popullsisë në disa zona të kufizuara dhe boshatisje graduale të tjerave.

Autostrada Tiranë-Durrës, në rikonstruksion - Shpallet fituesi për tenderin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit, oferta 50.8 mln lekë
Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për ndërhyrje emergjence për riparimin......

Nxehtësi, kërkesë për energji, emetime CO2 dhe kosto - Analiza në “Ilsole24ore”: Ja ndikimi i kondicionerëve në 25 vende
Të pasurit e një kondicioneri rrit mesatarisht konsumin e energjisë elektrike të një familjeje me 36–37%, me kulme deri në 57% në rajonet më të nxehta. Një......

Shqiptarët i “largohen” euros - BSH: Paketa e deeuroizimit jep efekt në pakësimin e kredive dhe depozitave në valutë
Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt uljes së përdorimit të euros dhe rritjes së përdorimit të lekut. Kështu thotë Banka e Shqipërisë në raportin e saj më të......

150 mijë euro financim për serat diellore - Skema e investimeve/ Nga rrjetat antibreshër, tek agroturizmi. Kriteret
Fermerët dhe agrobizneset kanë afat aplikimi deri më 30 shtator për të përfituar financim përmes Skemës së Investimeve në bujqësi. Ministria e Bujqësisë ka......

“Befason” arsimi i lartë, rriten regjistrimet/ Biznesi, shkencat natyrore dhe teknologjia, degët më të preferuara
Sipas të dhënave nga INSTAT, arsimi i lartë sjell ndryshime pozitive për vitin akademik 2024-2025. Me 122,613 studentë të regjistruar është shënuar një......

Bizneset, detyrime për shkarkimet e gazeve serrë - Monitorimi, sipas sistemit evropian. Kosto shtesë për industrinë
Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për ndryshimet klimatike” vendosin detyrime të qarta ligjore për kompanitë që prodhojnë, transportojnë ose përdorin lëndë......

Intensifikohen zjarret në vend/ MM: 50 vatra në 24 orët e fundit, 19 ende aktive!
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive. Vatrat aktive......

Rreth 65% e borxhit të brendshëm mbahet nga bankat - Shumica e tij gjendet në obligacione. Bie edhe raporti ndaj PBB
Borxhi i brendshëm ka arritur shifra rekord gjatë këtij viti. Sipas buletinit statistikor të Ministrisë së Financave, ky stok vlerësohet të ketë kapur vlerën......