Gjysma e eksporteve, drejt Italisë dhe Kosovës/ Lëndët djegëse minerale zunë rreth 17% të totalit në Janar-Mars

Eksportet shqiptare në tre muajt e parë të vitit vijojnë të mbeten të përqendruara pothuaj në të njejtat tregje dhe kategori mallrash, me Italinë që dominon qartë si partneri kryesor tregtar, ndërsa struktura e produkteve mbështetet kryesisht në disa grupe të kufizuara.
Sipas të dhënave për periudhën Janar-Mars 2026, eksportet arritën në 90.3 miliardë lekë, me një rritje të lehtë prej 1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke sinjalizuar një ecuri të qëndrueshme, por me ritëm të ulët zgjerimi.
Në aspektin e tregjeve, Italia vijon të mbetet partneri dominues, duke përthithur rreth 40.6% të totalit të eksporteve shqiptare, edhe pse ka rënë në peshë pasi në të njejtën periudhë të vitit të kaluar eksportet me Italinë zinin 43.3% të totalit. Pas saj renditet Kosova me 10.5%, ndërsa Greqia dhe Gjermania mbajnë secila rreth 8.5% të eksporteve. Italia dhe Kosova mbajnë gjysmën e peshës, ndërkohë, pjesa e vendeve të tjera përbën rreth 16% të totalit, duke treguar se eksportet mbeten të përqendruara kryesisht në disa tregje kryesore europiane dhe rajonale.
Nga ana e strukturës së produkteve, eksportet mbështeten kryesisht te lëndët djegëse minerale, që zënë rreth 17% të totalit, duke reflektuar peshën e sektorit të energjisë në eksportet shqiptare. Ndër sektorët tradicionalë, veshjet e këmbëve përbëjnë rreth 11.9% të eksporteve, ndërsa makineritë dhe pajisjet elektrike zënë rreth 8.3%, duke treguar rolin e industrisë përpunuese dhe fason.
Një peshë të konsiderueshme zënë gjithashtu artikujt e veshjeve dhe robat e thurura me rreth 5.4%, si dhe artikujt prej hekuri dhe çeliku me rreth 3.2%, ndërsa kategori të tjera si alumini, xehorët dhe produktet bujqësore japin kontribute më të vogla në total. Grupi i mallrave të klasifikuara si “të tjera” mbetet më i madhi në strukturë, duke përbërë rreth 30.5% të eksporteve.
Industria gjermane përballet me stanjacion - Konflikti në Iran ka shtuar rreziqe të reja
Industria gjermane pritet të regjistrojë stanjacion në rastin më të mirë në vitin 2026, tha shoqata e industrisë BDI, duke paralajmëruar se kostot më të......
Aksidentet “fantazmë” dhe makinat e pasiguruara - Rreth 245 mln lekë dëme u mbuluan nga Fondi i Kompensimit në 2025
Nuk janë aq të paktë ata drejtues që nuk sigurojnë makinën e tyre ose largohen nga vendi i ngjarjes, pasi kanë kryer një aksident duke qenë të pasiguruar.......
Transporti ndërqytetas drejt reformës - Strategjia 2030 synon linja të riorganizuara, stimuj fiskalë për rinovimin e autobusëve
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë Sektoriale të Transportit 2030, ku një nga ndërhyrjet më të rëndësishme lidhet me reformimin e......
240 milionë euro më shumë në buxhetin e shtetit/ 3-mujori, rekord të ardhurash nga TVSH-ja
Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 205.1 miliardë lekë në tre muajt e parë të vitit, rreth 24 miliardë lekë, apo 240 milionë euro më shumë se Janar-Mars të......
Shpresë për nisjen e bisedimeve SHBA-Iran/ Reagojnë tregjet, çmimet e naftës ranë mbi 1 dollar të martën
Çmimet e naftës ranë mbi 1 dollar të martën, për shkak të pritjeve se bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Iranit do të zhvillohen këtë javë dhe do të çojnë......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të konsiderueshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 80.5 lekë dhe është shitur me......
Nis në SHBA rimbursimi i tarifave për bizneset - Do t'u paguhen direkt kompanive që fillimisht i paguan tarifat
Mbrojtja Doganore dhe Kufitare e SHBA-së (CBP) nisën fazën e parë të një sistemi të ri kërkesash që do t'u lejojë importuesve të kërkojnë rimbursimin e......
Japonia do të shesë armë - Vendimi historik i qeverisë pas Luftës së Dytë botërore për heqjen e kufiizmeve
Japonia publikoi rishikimin më të madh të rregullave të eksportit të mbrojtjes në dekada, duke hequr kufizimet në shitjet e armëve jashtë vendit dhe hapur......


