Shqipëria Postuar më 21 Prill 2026, 10:16

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të konsiderueshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 80.5 lekë dhe është shitur me 81.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha euroipiane gjithashtu duket e qëndrueshme mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën që lamë pas nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u blerë me 95.1 lekë dhe duke u shitur me 95.9 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka pasur rijë të vlerës në raport me ditën e hënë duke u blerë mëngjesin e kësaj të marte me 103.2 lekë dhe duke u shitur me 104.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq duket konstant dhe pa ndonjë lëvizje të fortë të vlerës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 108.8 lekë dhe është shitur me 109.8 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat