Shqipëria Postuar më 23 Prill 2026, 11:06

Vajzat, më shumë akses në teknologji - Zavazava: Përfshirje shumë e ulët,  nevojiten investime

Nga Elisabeta Dosku

Vajzat, më shumë akses në teknologji - Zavazava: Përfshirje

Vajzave dhe grave duhet tu krijohet akses më i lartë në teknologji, si forma e vetme për një të ardhme transformuese të shoqërisë përmes digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale. 

Dita ndërkombëtare e vajzave në teknologji 2026 sjell,  Shqipërinë në qendër të festimeve ndërkombëtare, së bashku me Brazilin, në një iniciativë globale e  Unionit të Telekomunikacionit Ndërkombëtar, ITU për fuqizimin e vajzave në teknologji dhe komunikim.

Bledar Kazia, Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

“Inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, janë instrumente të fuqisë kombëtare dhe stabilitetit që do të kemi në të ardhmen. Shqipëria vazhdon të mbetet e angazhuar. Si një vend që është përballur me sulme komplekse kibernetike kemi hedhur hapa vendimtare për të forcuar infrastrukturën tonë digjitale, për të përmbushur dhe ndonjëherë tejkaluar standardet ndërkombëtare.  Por na duhet të pranojmë që vetëm teknologjia nuk garanton siguri, njerëzit janë ata që e bëjnë dhe sistemi që nuk i përfshin plotësisht të gjithë nuk është kurrë mirëfilli i sigurt dhe pa vajzat e reja të përfshirë në gjithë pjesë të sistemit, gjerat janë të kota.  Kemi nevojë të investojmë tek të rinjtë që brezi tjetër digjital të pasyqyrojë diveristetin në teknologji. Në partneritet me ITU pasqyrojmë një vizion të përbashkët në transformim gjithëpërfshirës duke bërë pjesë gratë e reja” .

Politikat qeveritare luajnë një rol të rëndësishëm në përfshirjen e vajzave në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kiberenteike.,

Albana Koçiu, Zv. Kryeministre e Shqipërisë

“Jemi tërësisht të vetëdijshëm që teknologjia ofron mundësi unike për të kapërcyer hendekun e zhvillimit. Kemi krijuar një sistem prej 1300 shërbimesh që u ofrohen qytetarëve. Hap pas hapi po zbatojmë programin Shqipëria20230 që e ngre standardin e ambicieve dhe qasja jonë është e mbështetur në harmonizimin e çështjeve gjinore. Çdo politikë hartohet për tu dhënë akses të barabartë grave dhe vajzave.  S’mund të investojmë në teknologji nëse nuk trajtojmë ato aspekte që e pengon gjysmën e popullsisë të avancojë.  Duhet të sigurohemi që kur një vajzë në Shqipëri të shohë teknologjinë të mos mendojë që kjo nuk është për mua, por të thotë pikërisht, këtu e kam vendin. Duhet ta bëjmë më të lehtë për Mirat e së ardhmes për të çliruar potencialin e lartë në këtë fushë."

Cosmas Luckyson Zavazava, Drejtor i Unionit të Telekomunikacionit Ndërkombëtar, ITU

“Aksesi është hapi i parë. Sot kemi 5.8 miliardë njerëz që janë online. Edhe kur vajzat janë online, shpesh janë konsumatorë. Vetëm 22 për qind të profesionistëve të inteligjencës artificiaalce janë gra. 80 për qind të bizneseve janë ndërtuar nga ekipe mashkullore.  Nëse nuk ndryshojmë rrjedhë, inteligjenca artificiale do të automatizojë vetëm të ardhmen e gjysmës së popullsisë. Si lëvizim në veprime. Akses në mjedisin digjital, duhet tu japim instrumente për të ndërtuar na duhen kampe të inteligjencës artificiale me kapmë të reja, me module, që u mësojnë dhe etikën.  Duhen ndryshuar politikat”.

Konferenca ngriti diskutime mbi inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike dhe të ardhmen digjitale gjithëpërfshirëse.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat