Tesla rrit planet e shpenzimeve për vitin 2026 - Elon Musk po financon ëndrrat për AI dhe robotikën

Kompania Tesla rriti ndjeshëm planin e saj të shpenzimeve në më shumë se 25 miliardë dollarë për këtë vit, ndërsa CEO Elon Musk po investon në inteligjencë artificiale, robotikë dhe çipa. "Duhet të prisni të shihni një rritje të konsiderueshme shpenzimesh kapitale që mendoj se janë të justifikuara mirë", tha Musk.
Tesla është në mes të një prej basteve më të shtrenjta në historinë e saj. Musk e ktheu fokusin e prodhuesit të automjeteve elektrike në ndërtimin e kabinave vetë-drejtuese me inteligjencë artificiale dhe robotë humanoide. Pjesa më e madhe e kapitalizimit të tregut prej 1.45 trilionë dollarë mbështetet në këtë vizion. Tesla filloi të lançojë robotaksinë e saj Model Y në Dallas dhe Hjuston, duke shënuar zgjerim të mëtejshëm të shërbimit të saj të ri në SHBA. Po ashtu kompaniapo zhvillon një SUV elektrik të ri, më të vogël dhe më të lirë, me plane për të filluar prodhimin në Kinë dhe potencialisht për ta zgjeruar prodhimin në SHBA dhe Evropë.
Në janar, kompania kishte parashikuar më shumë se 20 miliardë dollarë shpenzime kapitale për vitin 2026. Vitin e kaluar, ajo shpenzoi 9 miliardë dollarë. "Jemi në një fazë shumë të madhe investimesh kapitale, e cila do të fillojë tani dhe do të zgjasë disa vjet", tha drejtori financiar i Teslës.
Në tremujorin e parë, Tesla regjistroi një fluks pozitiv parash prej 1.44 miliardë dollarë, përkundër vlerësimeve për humbje. Fitimi i tremujorit të parë tejkaloi objektivat e Wall Street, në një shenjë se prodhuesi i automjeteve elektrike po i mbante kostot nën kontroll në një mjedis të vështirë global. Tesla raportoi të ardhura prej 22.39 miliardë dollarë për tremujorin e mbyllur më 31 mars, krahasuar me vlerësimin mesatar të analistëve prej 22.6 miliardë dollarë.
Ngushtica e Hormuzit, Irani sulmon, SHBA vijon bllokadën/ Bisedimet Iran-SHBA kanë ngecur, diplomacia e pafuqishme
Bisedimet diplomatike midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara duket se kanë ngecur, me Teheranin që refuzon premisën e bisedimeve derisa Uashingtoni të heqë......
Lufta kërkesën për energji diellore në çatitë e Evropës - Kërkesa nga pronarët e shtëpive është rritur mbi dy herë
Kërkesa për sisteme diellore në çati në të gjithë Evropën është rritur që nga fillimi i luftës me Iranin, ndërsa familjet nxitojnë të mbrohen nga çmimet e......
Monedha digjitale e Indisë si mjet i mirëqenies sociale - Projekti pilot po mbështetet edhe nga Banka Botërore
Banka qënrore e Indisë po e përdor monedhën e saj digjitale e-rupi edhe si mënyrë për të kryer pagesat sociale. Mbështetja dhe financimet për mirëqenie një......
1780 biznese nisën aktivitetin në muajin Mars - Dominon Tirana, tregtia me pakicë mbetet sektori më i preferuar
1,780 subjekte të reja janë regjistruar për herë të parë gjatë muajit Mars në vend, duke reflektuar një rritje të aktivitetit të biznesit. Sipas të dhënave......
Shqipëria tejkalon pritshmëritë në dixhitalizim/ RCC: Me 89% përdorim, kryeson rajonin në shërbimet online publike
Përdorimi i shërbimeve të qeverisjes elektronike në Shqipëria ka njohur një rritje të shpejtë, duke arritur në 89% të popullsisë në vitin 2024, sipas të......
Intervista/Marrëveshjet me Greqinë dhe zhvillimet në Shqipëri, Rama përballë kryeredaktorit të gazetës ‘Kathimerini’
Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e 11-të të Forumit Ekonomik të Delphit, në Greqi, Kryeministri Rama zhvilloi një bisedë me Alexis Papahelas,......
Shqipëria porta europiane e gazit? Rama në Forumin e Delfit: Po bashkëpunojmë me amerikanët
Kryeministri Edi Rama nga Forumi Ekonomik i Delfit pati një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini. Rama foli për disa tema të......
Siguria ushqimore, Ministrat Salla dhe Lamallari inspektojnë pikën e kontrollit në Portin e Durrësit
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilluan një inspektim në Pikën e Inspektimit......


