“Të Rinjtë Munden për Mirëqenie dhe Punësim” - “SOS Fshatrat e Fëmijëve” dhe AKPA firmosin memorandum bashkëpunimi

Nga pasiguria drejt vetëbesimit, aftësimit profesional dhe punësimit. Ky është synimi i projektit të ri “Të Rinjtë Munden për Mirëqenie dhe Punësim”, i prezantuar zyrtarisht nga “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri”.
Nisma do të zgjasë 4 vite dhe do të përfshijë të rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç në Tiranë dhe Shkodër, me qëllim mbështetjen e tyre në kalimin drejt tregut të punës dhe pavarësisë financiare.
Në qendër të projektit është jo vetëm punësimi, por edhe mirëqenia emocionale, orientimi drejt shërbimeve mbështetëse dhe fuqizimi i të rinjve për të marrë vendime të informuara për të ardhmen e tyre.
“YouthCan lindi nga dëgjimi i zërit të të rinjve. Ne besojmë fort se çdo i ri ka potencial, çdo i ri ka aftësi, çdo i ri ka ëndrra dhe, mbi të gjitha, çdo i ri meriton mundësi reale për të ecur përpara. Sot nuk po lançojmë vetëm një projekt. Sot po lançojmë një besim të përbashkët: që të rinjtë munden, që të rinjtë meritojnë mundësi dhe që së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë”, tha Mimoza Manaj, Drejtore Nacionale, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri.
Mbështetje për projektin dha edhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Drejtori i Përgjithshëm i AKPA-s, Klevis Hysa, e cilësoi nismën si një instrument të rëndësishëm për orientimin e të rinjve drejt tregut të punës, formimit profesional dhe shërbimeve ekzistuese të punësimit.
“SOS Fshatrat e Fëmijëve është ndër organizatat që ka pasur një ndikim të madh në komunitet dhe te të rinjtë gjatë këtyre 30 viteve. Besoj fort se YouthCan do të jetë në të njëjtën linjë me këtë ndikim, duke i mbështetur të rinjtë në hapat e tyre drejt jetës dhe punës. Ky projekt synon t’i informojë të rinjtë për mundësitë që ekzistojnë në treg dhe t’i orientojë drejt shërbimeve të punësimit, aftësimit dhe formimit profesional.”
Pjesë e rëndësishme e lançimit ishte edhe forcimi i bashkëpunimit institucional. Në këtë kuadër, u nënshkruan dy Memorandume Mirëkuptimi, një mes SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe AKPA-s, si dhe një tjetër me Agjencinë e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale pranë Bashkisë së Tiranës.
Përmes këtij projekti, synohet krijimi i një ure më të fortë mes të rinjve, institucioneve publike dhe tregut të punës, duke i dhënë atyre më shumë mundësi për zhvillim profesional, pavarësi ekonomike dhe integrim social.
Mblidhet Task Forca për sezonin turistik 2026 - Gonxhja: Koordinim 24/7 dhe tolerancë zero ndaj rregullatoret
Me një fluks gjithnjë e në rritje të turistëve, sezoni i këtij viti kërkon një eficiencë më të lartë të të gjitha trupave në terren. Task Forca......
“Ndryshime të mëdha në kontratat celulare” - Biba: Do të kërkojmë riformulimin e disa pikave. Nuk përjashtohen as gjobat për kompanitë
Së shpejti pritet të ketë ndryshime serioze në kontratat e qytetarëve me kompanitë celulare. Kështu është shprehur në Komisionin Parlamentar për Ekonominë,......
Investim britanik prej 1.6 milionë paund për sigurinë kufitare - Modernizohen 11 pika doganore në Shqipëri
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri,......
“Kapitujt 11,12 dhe 13, më sfiduesit” - Zv.ministrat e Bujqësisë raportojnë ecurinë e negociatave
Në Komisionin për Evropën dhe Punët e jashtme është diskutuar ecuria e negociatave për kapitujt 11, 12 dhe 13, që lidhen me bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe......
Nga strategjia te zbatimi, sfida e industrisë shqiptare - Konkurrueshmëria, Zekja: Duhet paketë konkrete për biznesin
Rritja e industrisë përpunuese dhe kalimi drejt një modeli me më shumë vlerë të shtuar shihet si një nga objektivat kryesore të Strategjisë Kombëtare......
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset - Kërkesa për monitorimin dhe auditimi, kosto shtesë për industrinë dhe shtetin
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për lejet e mjedisit”, duke vendosur standarde më të rrepta për kontrollin e......
Më pak kërkues shkencorë në Shqipëri/ Universitetet publike mbeten zgjedhja kryesore, femrat kryesojnë numrin
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i studentëve që diplomohen në programet e doktoraturës në Shqipëri mbetet në nivele të ulëta, pavarësisht......
Eksportet shqiptare, Italia humbet terren/ Kosova dhe Gjermania fitojnë peshë ndaj totalit në 4 muajt e parë të vitit
Struktura e eksporteve shqiptare ka pësuar ndryshime gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026, duke treguar një zgjerim të tregjeve partnere dhe një ulje......



