“Ndryshime të mëdha në kontratat celulare” - Biba: Do të kërkojmë riformulimin e disa pikave. Nuk përjashtohen as gjobat për kompanitë

Së shpejti pritet të ketë ndryshime serioze në kontratat e qytetarëve me kompanitë celulare. Kështu është shprehur në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, teksa pyetur gjithashtu mbi një marrveshje të mundshme midis kompanive celulare mbi indeksimin e çmimeve sipas presioneve inflacioniste, Biba theksoi se indeksimi është i parashikuar në kontratat paraprake që kanë nënshkruar qytetarët.
“Në dijeninë time, vetëm njëra prej kompanive e ka detyruar këtë gjë, vetëm One, jo Vodafone. Në kontratat përkatëse që qytetarët kanë nënshkruar, ndër ta me siguri edhe ne që jemi këtu klientë të One, në kontratën përkatëse që në kemi firmosur, ju, unë, familjarët tanë që janë klientë të kompanisë One, parashikohet qartësisht, packa se me ato gërmat e vogla, në 3-4 faqe, që asnjë prej nesh nuk i lexon, mirë ose keq, që kompania ka të drejtën të indeksojë çmimet në rastin e rritjes së presioneve inflacioniste në treg”, tha Kryetari i Autoritetit të konkurrencës.
Duke qenë se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është autoriteti rregullator i tregut të telefonisë që miraton kontratat dhe Autoriteti i Konkurrencës vetëm kontrollor, pritet të ketë përplasje administrative për sa i përket ndryshimeve që parashikohen të bëhen.
“Me vendimin e ardhshëm që ne do të marrim ka për të pasur ndryshime serioze në kontratat përkatëse që këto kompani do t’ju paraqesin konsumatorëve shqiptarë. Ne do të kërkojmë me pasojë edhe gjobën, hipotetikisht, uroj që jo, që disa nga këto formulat në kontratat aktuale të One apo Vodafone për këtë cështje apo për çështje të tjera, të riformulohen nga kompania. Por kini parasysh që ato kontrata janë të miratuara nga rregullatori sektorial dhe këto ndodhemi edhe në një përplasje të karakterit administrativ”, tha ai.
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur prej kohësh një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, teksa i ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të ndajnë ankesat, problematikat apo shqetësimet e tyre lidhur me këtë treg.
Investim britanik prej 1.6 milionë paund për sigurinë kufitare - Modernizohen 11 pika doganore në Shqipëri
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri,......
“Kapitujt 11,12 dhe 13, më sfiduesit” - Zv.ministrat e Bujqësisë raportojnë ecurinë e negociatave
Në Komisionin për Evropën dhe Punët e jashtme është diskutuar ecuria e negociatave për kapitujt 11, 12 dhe 13, që lidhen me bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe......
Nga strategjia te zbatimi, sfida e industrisë shqiptare - Konkurrueshmëria, Zekja: Duhet paketë konkrete për biznesin
Rritja e industrisë përpunuese dhe kalimi drejt një modeli me më shumë vlerë të shtuar shihet si një nga objektivat kryesore të Strategjisë Kombëtare......
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset - Kërkesa për monitorimin dhe auditimi, kosto shtesë për industrinë dhe shtetin
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për lejet e mjedisit”, duke vendosur standarde më të rrepta për kontrollin e......
Më pak kërkues shkencorë në Shqipëri/ Universitetet publike mbeten zgjedhja kryesore, femrat kryesojnë numrin
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i studentëve që diplomohen në programet e doktoraturës në Shqipëri mbetet në nivele të ulëta, pavarësisht......
Eksportet shqiptare, Italia humbet terren/ Kosova dhe Gjermania fitojnë peshë ndaj totalit në 4 muajt e parë të vitit
Struktura e eksporteve shqiptare ka pësuar ndryshime gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026, duke treguar një zgjerim të tregjeve partnere dhe një ulje......
Pajisjet inteligjente po transformojnë diagnostikimin - Dika: IA mund të mbështesë edhe kirurgjinë
Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në sistemet shëndetësore në mbarë botën. Teknologjia e avancuar po përdoret për të ndihmuar......
Amnistia penale pritet të lirojë rreth 10% të të burgosurve - Gogu: Më shumë mundësi për rehabilitim
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin e ri “Për dhënie amnistie”, duke......



