“Kapitujt 11,12 dhe 13, më sfiduesit” - Zv.ministrat e Bujqësisë raportojnë ecurinë e negociatave

Në Komisionin për Evropën dhe Punët e jashtme është diskutuar ecuria e negociatave për kapitujt 11, 12 dhe 13, që lidhen me bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe peshkimin.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, I cili është edhe përgjegjësi për kapitullin 11 dhe 13 tha se janë ndërmarrë një sërë nismash që përafrojnë acquis me atë evropian, në mënyrë që deri në fund të vitit 2027 të kemi mbylljen e negociatave.
“Kapitulli 11 është shumë I rëndësishëm, por shumë kompleks në aspektin isntitucional. Nuk mbyllet vetëm me miratimin e akteve ligjore, por kërkon ngritjen e sistemeve funksionale, ngritjen e kapaciteteve administrative, procedura kontrolli, auditimi, menaxhimi financiar, aftësi reale për administrimin e fondeve. Pas hapjes së kapitullit të 5, fokusi kryesor lidhet me tre piketat përmbyllëse. Këto kanë të bëjnë me ngritjen e sistemit të integruar të kontrollit. Ky plan trajton çështjet kryesore të ngritura në këtë proces. Aktualisht, jemi në pritje të komenteve dhe vlerësimit. Kjo është një punë e vazhdueshme, ata dërgojnë komentet, ne i plotësojmë dhe i ridërgojmë. Janë zhvilluar projekte pilote në të gjithë qarkun e Beratit, flasim për 35 mijë hektarë, ku është kryer digjitalizimi i plotë i parcelave.
Një tjetër iniciativë e rëndësishme është nisja e projektit për rrjetin e të dhënave të qëndrueshme në ferma, ky është një hap i rëndësishëm sepse politikat modern nuk mund të bëhen pa të dhëna të besueshme”, tha Guri.
Ndërkaq, zëvendësministri përgjegjës për kapitullin e sigurisë ushqimore, Arjan Jaupllari tha se procesi i negociatave parashikon përafrimin e qindra akteve ligjore dhe nënligjore, pasi duhen reforma thelbësore.
“Parashikohet përafrimi i rreth 400 akteve ligjore dhe nënligjore. Janë ndërmarrë një sërrë reformash, në fushën e veterinarisë është ndryshuar ligji për shëndetin e kafshëve, projektligji për produktet me origjinë shtatzore. Janë marrë masapër systemin e mirëqënies së kafshëve. Janë rritur kontrollet gjatë gjithë procesit ushqimor. Është gati ligji për kontrollet zyrtare”, u shpreh Jaupllari.
Nga strategjia te zbatimi, sfida e industrisë shqiptare - Konkurrueshmëria, Zekja: Duhet paketë konkrete për biznesin
Rritja e industrisë përpunuese dhe kalimi drejt një modeli me më shumë vlerë të shtuar shihet si një nga objektivat kryesore të Strategjisë Kombëtare......
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset - Kërkesa për monitorimin dhe auditimi, kosto shtesë për industrinë dhe shtetin
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për lejet e mjedisit”, duke vendosur standarde më të rrepta për kontrollin e......
Më pak kërkues shkencorë në Shqipëri/ Universitetet publike mbeten zgjedhja kryesore, femrat kryesojnë numrin
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i studentëve që diplomohen në programet e doktoraturës në Shqipëri mbetet në nivele të ulëta, pavarësisht......
Eksportet shqiptare, Italia humbet terren/ Kosova dhe Gjermania fitojnë peshë ndaj totalit në 4 muajt e parë të vitit
Struktura e eksporteve shqiptare ka pësuar ndryshime gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026, duke treguar një zgjerim të tregjeve partnere dhe një ulje......
Pajisjet inteligjente po transformojnë diagnostikimin - Dika: IA mund të mbështesë edhe kirurgjinë
Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në sistemet shëndetësore në mbarë botën. Teknologjia e avancuar po përdoret për të ndihmuar......
Amnistia penale pritet të lirojë rreth 10% të të burgosurve - Gogu: Më shumë mundësi për rehabilitim
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin e ri “Për dhënie amnistie”, duke......
Nis projekti EU4FoodSafety: 13.5 milionë euro për forcimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri
Në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore u prezantua në Tiranë projekti EU4FoodSafety, një iniciativë e re që synon përmirësimin e standardeve të sigurisë......
Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës - Detajet e projektit për aksin 17 km, që synon zgjidhjen e trafikut
Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli konsorciumin fituesin për segmentin rrugor Milot – Balldren, dokumentet shoqëruese të procedurës......



