Shqipëria Postuar më 21 Prill 2026, 19:08

Takim me operatorët turistikë në Sarandë, Ministri Blendi Gonxhja: Vizioni ynë, një turizëm gjithëvjetor

Nga SCAN TV

Takim me operatorët turistikë në Sarandë, Ministri Blendi

Ministri Blendi Gonxhja ka patur një takim me tur operatorët e Sarandës. Në një postim në rrjetet sociale vetë ministry është shprehur se vizioni i qeverisë shqiptare është për të patur një turizëm gjithëvjetor. Në postimin e tij ministry shkruan:  

“Saranda dhe gjithë Shqipëria kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ofruar eksperienca unike në çdo stinë, jo vetëm në muajt e verës.

Po punojmë për më shumë standarde, më shumë mikpritje, më shumë bashkëpunim mes qyteteve dhe destinacioneve tona, që vizitorët të rikthehen sërish dhe të bëhen ambasadorët më të mirë të vendit tonë. Synimi ynë është i qartë: jo vetëm turizëm me numra, por turizëm me vlerë, që sjell zhvillim për komunitetet dhe ekonomi për familjet shqiptare. Paralelisht, investimet në ekonominë blu, marina, lundrim, infrastrukturë dhe mjedis do ta bëjnë bregdetin tonë edhe më konkurrues”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat