“Skanohen” 900 stabilimente të produkteve shtazore - Rama, bizneseve: Plotësoni standardet e BE, ndryshe do falimentoni

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, do të hapë një sërë mundësish për bizneset shqiptare që plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, por nga ana tjetër rrezikon të falimentojë ato që nuk i plotësojnë ato.
Problematika është të informojmë sipërmarrjen për atë që e pret. Ajo që e pret sipërmarrjen në procesin e anëtarësimit në BE është një thikë me dy presa. Nga njëra anë një horizont mundësish për ata që janë të përgatitur dhe nga ana tjetër një humnerë falimentimi për ata që nuk janë të përgatitur. Dhe kur vlen puna tek siguria ushqimore, që ka pjesën më të ndjeshme që lidhet me prodhimet shtazore, duhet ta bëjmë të qartë për të gjithë ata që kanë investuar qoftë në një baxho të vogël, që e nesërmja do të jetë fatale nëse nuk janë gati me standarde. Standardet duhet të jenë 100 për qind, për të gjithë ata që janë 100 % të sektorit.
Në konferencën për sigurinë ushqimore, Kryeministri theksoi se Bashkimi Europian po skanon 900 stabilimente të produkteve shtazore në vend, të cilat do të duhet të përmbushin standardet.
BE ka sjellë ekspertët që kanë parë situatën dhe ka lënë një sërë detyrash dhe ne përmes inspektoratit duhet të veprojmë me 900 subjekte në Shqipëri që kanë rrezikun, që duhet të plotësojnë standardet, pasi mund të mbyllen apo përjashtohen nga tregu që ditën e anëtarësimit.
Nga ana e tij, Ambasadori i Delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi se plotësimi i kërkesave për sigurinë ushqimore është një hap vendimtar për vendin drejt anëtarësimit.
“Shqipëria tashmë ka bërë një përparim të rëndësishëm, drejtimi është i qartë, por hapat e tjerë do të jenë vendimtar. 6 kapitujt për sigurinë ushqimore janë të hapura dhe përmbushja e tyre do të kërkojë lidership politik dhe angazhim nga sektori ushqimor”.
Nga 14 prilli Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një skanim të mbi 900 stabilimenteve të mishit, vezëve qumështit, peshkut, në të gjithë qarqet e vendit, me qëllim evidentimin e problematikave dhe dhënien e ndihmës për bizneset që të plotësojnë kërkesat e BE.
Teknologjia, në dobi të profesionit - Muça: Pak të rinj e përdorin për të punuar dhe përfituar
Pavarësisht se të rinjtë janë tepër të ekspozuar ndaj ndryshimeve teknologjike dhe mundësive që ajo ofron, sërish një pjesë e vogël e tyre e përdor për të......
Makineri dhe pajisje, bizneset rrisin investimet - Programi i BSH përmirësoi aksesin në financim, por informaliteti vijon të mbetet sfidë
Nga Programi i Bankës së Shqipërisë kushtuar rritjes së financimit dhe uljes së kostove të kredisë për një segment të sektorit privat, që nisi zbatimin në......
Tarifat e shpërndarjes së energjisë elektrike - ERE miraton vendimin për vitin 2026, sa do paguhet sipas nivelit të tensionit
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të mbajë të pandryshuara tarifat e shpërndarjes së energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, për periudhën 1 maj......
Si mund të ulen çmimet e pronave në Durrës? Mbifurnizimi dhe dobësimi i kërkesës mund të sjellin ulje deri në 20%
Që nga fillimi i vitit 2026, perspektiva 3–5 vjeçare për tregun e banesave në Durrës paraqitet pozitive, megjithëse e pabarabartë në segmente të ndryshme.......
Liria e internetit në botë, ku qëndron Shqipëria? Renditemi mbi mesataren globale, Korea e Veriut mbetet në fund të listës
“Internet freedom” (liria e internetit) i referohet shkallës së lirë dhe të pakufizuar me të cilën njerëzit mund të përdorin internetin për të kërkuar......
Zhdoganimi i makinave të përdorura sjell 97 milionë euro - Rregullat për importin dhe targat e huaja, penalitete për shkeljet
Të ardhurat doganore nga importi i automjeteve të përdorura kanë arritur në rreth 9.7 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar, ose rreth 97 milionë euro, duke......
Inspektorati i Përgjithshëm forcon kontrollet - Nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Shtetit
Inspektorati i Përgjithshëm pritet të forcojë kontrollet në terren për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, krimeve mjedisore, punës së paligjshme......
Gjysma e eksporteve, drejt Italisë dhe Kosovës/ Lëndët djegëse minerale zunë rreth 17% të totalit në Janar-Mars
Eksportet shqiptare në tre muajt e parë të vitit vijojnë të mbeten të përqendruara pothuaj në të njejtat tregje dhe kategori mallrash, me Italinë që dominon......


