Shqipëria Postuar më 24 Prill 2025, 09:45

Subvencionet në bujqësi/ AZHBR: 200 mijë lekë mbështetje për fermat organike!

Nga Edel Strazimiri

Subvencionet në bujqësi/ AZHBR: 200 mijë lekë

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton se vijon të jetë e hapur deri më 30 maj, thirrja për aplikime në 8 masat mbështetëse të Skemës Kombëtare në Bujqësi 2025.

Sipas AZHBR-së, për fermat e certifikuara organike vlera e mbështetjes është 200,000 lekë.

Fermat organike, për vitin e parë, përfitojnë financim në vlerën 100 000 lekë, në vitin e dytë, 150 000 lekë dhe 200 000 lekë për fermë të certifikuar.

Sipas kritereve që ka miratuar qeveria për subvencionet në bujqësinë organike bizneset e kësaj linje përfitojnë mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve të prodhimit të produkteve tradicionale të zonës.

Fermat organike janë të certifikuara me Global GAP dhe operojnë në sektorin e prodhimit të mjaltit, perimeve, bimëve mjekësore etj.

Vitin e kaluar Skema Kombëtare mbështeti 170 fermerë për zhvillimin e fermave organike.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat