Samiti Global i Privatësisë/ Komisioneri Dervishi zhvillon takime me zyrtarë të lartë të SHBA-së
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, mori pjesë në Edicionin e 25-të të Samitit Global Vjetor të Privatësisë, organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Profesionistëve të Privatësisë (International Association of Privacy Professionals – IAPP), në Uashington, DC.
Në kuadër të Ditës së Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave, në këtë samit u diskutua në lidhje me sfidat e mbrojtjes së të dhënave personale, në dritën e bashkëpunimit ndërkombëtar, pavarësinë e autoriteteve mbikëqyrëse, perspektivat e shoqërisë civile, etj.
Pjesë e agjendës së këtij samiti ishin edhe takimet e Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale me zyrtarë të lartë të institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, Dervishi u takua me Drejtuesin e Privatësisë dhe Lirive Civile, Peter A. Winn dhe Ambasadorin Sting Lang, Koordinator Ndërkombëtar për Politikat e Komunikimit dhe Informacionit, me të cilët diskutoi në lidhje me ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri dhe sfidat e zbatimit të këtij ligji.
Dervishi zhvilloi gjithashtu një takim me kreun e Komisionit Federal për Tregtinë, Andrew Ferguson, me të cilin diskutoi mbi mbrojtjen e të dhënave dhe posaçërisht zbatimin e kuadrit për mbrojtjen e të dhënave BE-SHBA, sipas vendimit të Komisionit Europian 2023/1795, datë 10 korrik 2023.
Samiti Global i Privatësisë është një aktivitet ku marrin pjesë profesionistë të fushës si politikëbërësit kryesorë, teknologë, autorë dhe sipërmarrës nga e gjithë Bota, të cilët diskutojnë dhe kërkojnë zgjidhje për çështje strategjike dhe sfidat e përditshme në privatësi, qeverisjen e inteligjencës artificiale dhe përgjegjësinë digjitale.
Sondazh

Paqëndrueshmëri në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedhat e huaja?!
Dollari amerikan vijon të regjistrojë luhatje të vazhdueshme të vlerës edhe këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 86.5 lekë dhe......

Paga e mësuesve, jo më pak se 1500 euro-Berisha: Do investohet shumë në shkollim, “një çati, për çdo çift”
Pagë jo më të ulët se 1500 euro për çdo mësues, për ta ringritur figurën e tij në piedestal”. Nga Vora, ku prezantoi kandidatët e Partisë Demokratike,......

Zgjedhjet në Kanada, rekord votash paraprake - Kërcënimet e Trump shtojnë interesin e qytetarëve për procesin zgjedhor
Një numër rekord prej 7.3 milionë njerëzish kanë hedhur votat e tyre gjatë katër ditëve të votimit paraprak në zgjedhjet e Kanadasë, treguan shifrat zyrtare.......

Trump “kursen” kreun e Fed - Nuk planifikon shkarkimin e tij, synon përmirësimin e marrëdhënies me Kinën
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk ka "nuk ka ndërmend të shkarkojë" Jerome Powell pasi kritikoi vazhdimisht kreun e Rezervës Federale. Por ai......

BE ndëshkon Apple dhe Meta - Gjobit kompanitë për shkelje të ligjeve të bllokut
Apple është gjobitur me 500 milionë euro dhe Meta me 200 milionë euro, nga rregullatorët e konkurrencës të Bashkimit Evropian. Blloku dha sanksionet e para......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit - Pas tenderit për ndërtimin, BERZH hap procedurën për mbikqyrjen e punimeve
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për mbikqyrjen e punimeve të hekurudhës Vorë – Hani i Hotit. Mbikqyrja do të përfshijë edhe të......

Shqipëria, destinacioni “surprizë” i dimrit/ Hyrjet në dy muajt e parë të vitit u shtuan ndjeshëm nga Lituania, India dhe Sllovakia
Pas një viti historik për turizmin, ku Shqipëria priti mbi 11.7 milionë vizitorë të huaj, viti 2025 ka nisur po ashtu me ritme të larta. Vetëm në dy muajt e......

“Trazirat tregtare rrezikojnë stabilitetin financiar” - Sipas FMN-së, tarifat dhe rritja e borxheve kërcënojnë bankat
Rreziqet e stabilitetit financiar global janë rritur ndjeshëm që nga vjeshta, të nxitura kryesisht nga pasiguria e shtuar ekonomike rreth politikës tregtare......