Siguria energjetike, memorandum Shqipëri-Eni S.P.A. Rama: Shqipëria nuk do të ketë më dilema nga krizat

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Eni S.p.A. për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit, në funksion të sigurisë së furnizimit, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së rolit të Shqipërisë në rajon.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij tha se bashkëpunimi do sigurojë ofrojë siguri energjetike në raste krizash.
“Dua të kujtoj se kohë më parë në fillimet e këtij mandati të ri, kemi ndarë me publikun ambicien për të krijuar një forcë të re në tregun e hidrokarbureve, një operator modern dhe dinamik që të bëjë edhe rolin e një rregullatori të tregut në funksion të mundësive më të mira për konsumatorin. Gjatë rrugës, na u shfaq një krizë shumë domethënëse që përsëri vuri në diskutim çështjen e rezervave strategjike të naftës që ne i kemi, sigurisht, të rregulluara me një kuadër ligjor. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh pikërisht këtë marrëdhënie të veçantë strategjike me Italinë dhe raportin e afërt të bashkëpunimit me Eni që është një gjigant global në tregun e hidrokarbureve, por njëkohësisht potencë e madhe që ka edhe prezencën e vet në Shqipëri. Folëm për një bashkëpunim strategjik me krijimn e këtij operatori të ri që do të marrë përsipër edhe krijimin e rezervës strategjike të naftës. Shqipëria s’do të ketë më asnjë dilemë për çfarëdo krize që vjen përpara. Kemi nisur një proces dialogu që na ka sjell sot në firmosjen e këtij hapi të parë në zyrtarizimin e procesit të kompanisë”, tha Rama.
Ndërkaq, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi tha se për qeverinë, siguria energjetike është një prioritet.
“Moment I rëndësishëm, për një system energjetik më të sigurt, të qendrueshë. Krijon një hub energjetik për të gjitha produktet energjetike në vendin tonë. Për qeverinë shqiptare siguria energjetike është një prioritet. Qeveria ka ndërmarrë një qasje të gjatë dhe afatgjatë me instrumenta të qendrueshme që vendi ynë të ketë furnizim të qendrueshëm”, tha Karakaçi
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, delina Ibrahimaj, u shpreh se kjo marrëveshje sjell zhvillim ekonomik.
“Do të bëjmë vlerësime të plota teknike dhe financiar, në mënyrë që të kemi shumë shpejt një ide të strukturuar për krijimin e kompanisë shtetërore që do I përgjigjet nevojave dhe kërkesave të vendit sot dhe kërkesave dhe nevojave të BE. Lidhet me synimin për ta kthyer shtetin në fitimprurës, duam të ndërtojmë kompani shtetërore që të rrisim të ardhurat në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do arrijmë rezultate që do rrisin sigurinë energjetike të Shqipërisë”, tha Ibrahimaj
Drejtori ekzekutiv I kompanisë Eni, Claudio Descalzi bëri me dije se po punohet për linjat e reja të transmetimit që do të lidhin Italinë me Shqipërinë.
Siguria, 1 mld lekë për ndërhyrje në rrugë - FSHZH hap tenderin, akset do identifikohen sipas nevojave të bashkive
Me një fond limit prej 1 mld lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për realizimin e ndërhyrjeve që synojnë përmirësimin e sigurisë,......
Mbi 130 mijë pensionistë vazhdojnë të punojnë në Shqipëri/ Tregu po plaket. Rritet numri i të punësuarve mbi 65 vjeç
Numri i shqiptarëve që vazhdojnë të jenë aktivë në tregun e punës edhe pas moshës së pensionit është rritur gjatë vitit 2025, duke reflektuar ndryshimet......
16 mijë studentë u regjistruan në fusha të lidhura me kulturën/ Arkitektura dhe ndërtimi kryesojnë interesin, me rreth 6,100 të rinj
Të dhënat mbi arsimin dhe kulturën tregojnë se këto fusha po fitojnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Shqipëri, si në drejtim të zgjedhjeve të të......
Konsumi i karburanteve vijon rënien - Çmimet e larta, bie importi në Maj. Zhdoganohen 55.4 mijë ton
Për të dytin muaj radhazi ka vijuar rënia e konsumit të karburanteve në vend, për shkak të çmimit të lartë përgjatë kësaj periudhe. Të dhënat zyrtare nga......
Gati skema për pagesat e bakshisheve me kartë - Topuzi: Sistemi "Tips" aplikohet Europë, mesatarja e shpërblimit është rreth 10%
Sektori i akomodimit dhe hotelerisë në vend po shkon gjithnjë e më shumë drejt formalizimit, ku jo vetëm turistët e huaj, por edhe një pjesë e konsiderueshme......
Artistët nga Arabia Saudite mbizotëruan gjatë 2025-ës/ U realizuan mbi 1 mijë shfaqje dhe 1.5 milionë vizitorë në trashëgimi kulturore
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi statistikat kulturore, viti 2025 ka shënuar një aktivitet të lartë artistik dhe kulturor në vend, me numër të......
Fuqia punëtore, sfida e 10-vjeçarit të ardhshëm - Dhoma Amerikane e Tregtisë prezanton indeksin e biznesit për vitin 2025
Gjetja e stafit të kualifikuar për bizneset në Shqipëri, është sfida kryesore e 10-vjeçarit të ardhshëm. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka prezantuar për të......
Pse 725 mijë shqiptarë nuk punojnë? Studentët dhe detyrat shtëpiake dominojnë jashtë tregut të punës
Rreth një në katër shqiptarë në moshë pune vazhdon të mbetet jashtë tregut të punës, por të dhënat e vitit 2025 tregojnë se arsyeja kryesore nuk është......



