Shqiptarët qarkullojnë me makina të vjetra! - Në vitin 2024 paguan 65 milionë euro taksa mbi automjetet e përdorura
Qytetarët shqiptarë preferojnë të blejnë dhe të përdorin më së shumti një automjet të përdorur se sa një të ri. Këtë e vërteton edhe fakti se bizneset e shitjes së makinave të importuara nga jashtë janë zgjeruar ndjeshëm dhe tashmë përpos tregjeve tradicionale si Italia, Zvicra dhe Gjermania, po dominon tregun Korea e Jugut, për shkak se mund të importosh një makinë me vit prodhimi më të ri dhe me një çmim më të arsyeshëm. Nga ana tjetër kjo lidhet ndjeshëm edhe me arsye ekonomike dhe pamundësinë për të përballuar një automjet të blerë në koncesionar.
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, tregojnë se qytetarët shqiptarë kanë paguar 65 milionë euro taksë mbi automjetet e përdorura përgjatë vitit 2024, nga 59 milionë euro të paguara një vit më parë, duke shënuar një rritje me 10.6 %.
Taksa e automjeteve të përdorura është vjetore dhe llogaritet në bazë të llojit të automjetit, të vjetërsisë, lëndës djegëse dhe cilindratës së motorit.
Sa më i vjetër të jetë një automjet dhe sa më e madhe të jetë cilindrata e motorit, aq më e lartë është taksa e vjetore që duhet paguar.
Përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura: mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare që gëzojnë status diplomatik, mjetet e bllokuara me vendim të organeve të drejtësisë, mjetet me ç'regjistrim të përkohshëm, autoveturat në zotërim të invalidëve, makinat bujqësore.
Përgjatë vitit 2024 rezultojnë 99.441 mjete të regjistruara për herë të parë, nga të cilat 83.223 autevotura, 53.6 % e tyre janë me moshë 9-15 vite dhe 26.1% mbi 15 vite. Ndërsa automjetet e reja deri në 8 vite zënë një përqindje shumë të ulët.
Detyrimi për pagesën e Taksës Vjetore të Automjeteve të Përdorura i përket pronarit të mjetit dhe duhet të jetë paguar përpara se të kryhet kontrolli teknik i mjetit.
Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar do të paguajë një kamatvonesë të barabartë me 0,06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë që nuk është paguar taksa.
Sondazh

Gripi i shpendëve vazhdon të rrisë çmimet e vezëve në BE - Cili shtet anëtar po paguan më shumë?
Pas ndikimit të gripit të shpendëve në industrinë e vezëve në SHBA, çmimi global i vezëve është bërë një pikë qendrore për konsumatorët, veçanërisht në......

KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh - Miratohet kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, përmes ndërtimit të një centrali diellor 50 MWp në zonën e......

Dollari në ‘rënie të lirë’ – Rikuperon Euro dhe Paundi britanik!
Dollari amerikan ka vijuar të regjistrojë rënie edhe këtë mëngjes krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë sot me 85.4 lekë dhe duke u shitur me 86.9 lekë......

Plani për 42 nënstacione elektrike - Investimet, OSHEE: Përmirësim i sistemeve elektrike në Tiranë dhe Durrës
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) kanë nënshkruar një marrëveshje financimi për zbatimin e “Programit të......

206 mln euro për dëmet nga tërmeti - Sa mund të paguajnë kompanitë e sigurimit? AMF: Risigurimet u rritën me 4% në 2024
Në vitin që lamë pas, primet e shkruara bruto që kaluan për risigurim arritën në 3.71 miliardë lekë. Kjo vlerë rezulton të jetë rritur me gati 4% në krahasim......

“11 Maji është dita e vërtetë e çdo shqiptari” - Berisha, nga Puka: Në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga Puka se, 11 Maji është një ditë për një kthesë vendimtare për shqiptarët që ëndrrat e tyre t’i......

Punësimi në BE arrin nivele rekord - Evropa regjistron shifrat më të larta që nga viti 2005
Shkalla e punësimit në BE arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në tremujorin e katërt të vitit 2024, sipas të dhënave të reja nga OECD......

Tatimet, pushim për të "vegjlit"? Koalicioni Euroatlantik premton eliminimin e kontrollit tatimor për bizneset e vogla
Koalicioni Euroatlantik ka premtuar se do të eliminojë kontrollet tatimore për bizneset e vogla, me synimin për të lehtësuar barrën administrative dhe për të......