Shqipëria Postuar më 5 Janar 2026, 10:49

Shqipëria konsolidohet si destinacion gjithëvjetor - 2025 mbyllet me rekord historik për turizmin shqiptar

Nga Diamila Leka

Shqipëria konsolidohet si destinacion gjithëvjetor - 2025 mbyllet me

Viti 2025 mbyllet me një tjetër rekord për turizmin shqiptar. Shqipëria ka kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj, duke tejkaluar ndjeshëm rezultatet e një viti më parë.

Ky zhvillim konfirmon jo vetëm rritjen e fluksit turistik, por edhe konsolidimin e vendit si një destinacion gjithëvjetor, me interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria po tërheq vizitorë gjithnjë e më të larmishëm, falë ofertave në turizmin kulturor, natyror, kulinar dhe sportiv, duke mos u kufizuar më vetëm në turizmin bregdetar.

Zgjerimi i hartës turistike, investimet në infrastrukturë dhe rritja e promovimit ndërkombëtar kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë performancë pozitive, duke e pozicionuar Shqipërinë si një destinacion konkurrues në rajon dhe më gjerë.

Ekspertët e sektorit vlerësojnë se ky trend rritjeje krijon jo vetëm më shumë të ardhura për ekonominë, por edhe presion për standarde më të larta shërbimi dhe zhvillim të qëndrueshëm të turizmit.

Ndërkohë, vlem për t’u theksuar dhe strategjia e re Kombëtare për Turizmin 2025–2030, e cila vendos objektiva ambiciozë për transformimin e sektorit në një shtyllë të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Kjo strategji, që do të orientojë zhvillimin e sektorit në 5 vitet e ardhshme, parashikon që të ardhurat nga turizmi të arrijnë në 6.7 mld euro euro deri në fund të dekadës, nga 4.16 mld euro që ishin në vitin 2023.

Strategjia synon rritjen me 76% të kapacitetit të shtretërve, duke arritur mbi 477 000 shtretër. Rritja përqëndrohet te shtretërit e hoteleve në masën 28% të strukturës totale, ndërkohë që shtretërit në struktura akomoduese me qira afatshkurtër do të reduktohen në masën 6%. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat