Shqipëria Postuar më 18 Mars 2025, 14:57

Sa i bindin shqiptarët premtimet elektorale? - Sondazhi i SCAN: Më shumë se gjysma shprehen se janë të parealizueshme

Nga Xhorxhina Deda

Sa i bindin shqiptarët premtimet elektorale? - Sondazhi i SCAN: Më

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, partitë kryesore kanë prezantuar programet e tyre ekonomike me premtime të ndryshme për të përmirësuar ekonominë e vendit. Shumë prej partive që kanë bërë deklarat kanë përmendur edhe shifra se ku duan të arrijnë.

Disa nga premtimet lidhen me rritjen e pagës minimale, asaj mesatare apo edhe minimumin jetik dhe pensionet. Për shembull nëse i marrim në analizë secilën shohim që Partia Demokratike (PD) premton një pagë mesatare mujore prej 1,200 euro dhe një pagë minimale prej 500 eurosh.

Partia Socialiste nga ana tjetër synon përfundimin e negociatave me BE-në deri në vitin 2027. Lëvizja Bashkë fokusohet në rritjen e pagës minimale prej 60,000 lekësh, pensioni mesatar prej 32,000 lekësh, dhe përmirësime në sektorin e bujqësisë dhe shërbimeve sociale.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet premton depolitizimin e administratës, rritjen e buxhetit për arsimin, dyfishimin e pagave të mësuesve, dhe heqjen e tatimit mbi fitimin, ndërsa Partia Mundësia propozon një projekt ekonomik afatgjatë me 50% më pak shpenzime administrative dhe taksa.

Nëse analizojmë me detaje këto premtime mund të dalim në konkluzione të zilat lidhen me realizueshmerinë, kostot dhe ndikimin që mund të kenë. Por cili është opinion publik sa i përket këtyre premtimeve? Televizioni SCAN ka hapur një sondazh në faqen zyrtare sa i përket realizueshmërisë së programeve ekonomike.

Për pyetjen “Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?”, rreth 56% e pjesëmarrësve përgjigjen se janë premtime të parealizueshme. Rreth 26% prej tyre kanë thënë se kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit dhe 18% janë shprehur se janë të detajuara dhe të realizueshme.

Sa i bindin shqiptarët premtimet elektorale? - Sondazhi i SCAN: Më

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat