Shqipëria Postuar më 6 Janar 2026, 14:37

Reshjet intensive, Vengu mbledh Emergjencat Civile - Monitorim i shtuar në Lezhë e Durrës, institucionet në gatishmëri

Nga Fabjona Pasho

Reshjet intensive, Vengu mbledh Emergjencat Civile - Monitorim i shtuar në

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, ku u diskutua  situata e krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit, në vend.

Gjatë takimit u bë një analizë e detajuar e situatës në terren, me fokus zonat më të prekura nga përmbytjet, rrëshqitjet e dherave dhe problematikat në infrastrukturë.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu  kërkoi gatishmëri të plotë të të gjitha institucioneve, koordinim të vazhdueshëm mes strukturave qendrore dhe vendore si dhe monitorim të pandërprerë të situatës, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve.

Situata po monitorohet me prioritet në qarqet Lezhë dhe Durrës, ku janë evidentuar prani uji në disa akse rrugore, rritje të ndjeshme të niveleve të lumenjve. Sipas IGJEO-s, reshjet intensive pritet të vijojnë deri më 8 janar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat