Shqipëria Postuar më 24 Qershor 2026, 10:56

Rama: Kalimi i kabllove në infrastrukturë nëntokësore do të rrisë standardet urbane

Nga Edel Strazimiri

Rama: Kalimi i kabllove në infrastrukturë nëntokësore do

Kryeministri Edi Rama prezantoi nismën për zhvillimin e infrastrukturës nëntokësore për sistemimin e kabllove ajrore, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e pamjes urbane dhe rritjen e standardeve në administrimin e territorit.

Gjatë aktivitetit, Rama theksoi se projekti synon eliminimin gradual të kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që ndikojnë negativisht në estetikën e qyteteve, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor për zbatimin e tij.

Sipas kryeministrit, nisma, e koordinuar nga Ministria e Pushtetit Vendor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe bashkitë, do të sjellë më shumë rregull, koordinim dhe cilësi në zhvillimin urban, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Rama u shpreh se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë për të pastruar qytetet nga rrjetet e vjetra të kabllove ajrore, duke theksuar se një pjesë e madhe e tyre nuk janë më funksionale.

Sipas tij, inventarizimi i kryer ka treguar se shumica e këtyre kabllove kanë mbetur pa përdorim dhe vazhdojnë të jenë të pranishme vetëm si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes dhe vëmendjes ndër vite.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat