Shqipëria Postuar më 4 Qershor 2026, 10:48

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas/ Kufizime të përkohshme të qarkullimit pranë Kthesës së Kamzës

Nga Scan TV

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas/ Kufizime të

Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në segmentin pranë Kthesës së Kamzës do të përballen me kufizime dhe devijime të përkohshme të trafikut, për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të ndërtimit të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.

Sipas njoftimit të Hekurudhës Shqiptare, bllokimi dhe devijimi i qarkullimit do të zbatohen nga data 6 deri më 9 qershor, në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Treshit, ku rruga ndërpritet nga shinat hekurudhore.

Faza e parë e punimeve parashikon bllokim total të qarkullimit nga ora 24:00 e datës 6 qershor deri në orën 05:00 të datës 7 qershor. Gjatë kësaj periudhe, mjetet që udhëtojnë drejt Tiranës do të devijohen përmes rrugës “Petrit Radovicka”, ndërsa automjetet që lëvizin nga Tirana drejt rrethrrotullimit do të orientohen nga Kthesa e Kamzës në rrugën dytësore industriale ose në autostradë në drejtim të Vorës.

Në fazën e dytë, nga ora 05:00 deri në 15:00 të datës 7 qershor, qarkullimi do të vijojë pjesërisht me nga një korsi për secilin kah lëvizjeje, ndërsa punimet do të zhvillohen në korsinë në anën e Tiranës.

Ndërkohë, faza e tretë do të zgjasë nga ora 23:00 e datës 7 qershor deri në orën 10:00 të datës 9 qershor. Gjatë kësaj periudhe trafiku do të devijohet në anën e Durrësit, duke funksionuar sërish me nga një korsi për secilin drejtim.

Hekurudha Shqiptare bën të ditur se, në bashkëpunim me kontraktorin e punimeve dhe Policinë Rrugore, janë marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe të planifikojnë paraprakisht lëvizjet e tyre.

Shqipëria 4 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte në qëndrueshmëri pas rritjes që regjistroi një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat