Shqipëria Postuar më 24 Qershor 2026, 12:50

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë ton - Vitit 2025/ Rriten perimet, më pak drithra, fruta dhe ullinj

Nga Elisabeta Dosku

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë ton - Vitit 2025/ Rriten

Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, perimet vijojnë të udhëheqin prodhimin, nxitur edhe nga kërkesa për eksport, duke regjistruar një prodhim prej rreth 1.4 milionë tonë, me rritje 1,5 %, krahasuar me një vit më parë. Fieri, Tirana dhe Berati janë qarqet me prodhimin më të lartë me rreth 62 %.

Prodhimi në serra përfaqëson 22,1 % të perimeve gjithsej, por me një rënie nga viti i kaluar prej 0,9 %. Qarku Fier (me 155.905 ton), kontribuon me 48,7 % dhe Berati (me 97.648 ton) me 30,5 % të këtij prodhimi. Qarqet Dibër dhe Lezhë paraqesin një tendencë në rritje krahasimisht me vitin e kaluar, me respektivisht 16,3 % dhe 5,1 %.

Drithërat po ashtu zënë një peshë të konsiderueshme në prodhimin vendas. Konkretisht gjatë 2025-ës,  drithërat arritën në rreth 624 mijë tonë, me nivelin më të lartë të prodhimit në Qarkun Fier me 144 mijë tonë, ndjekur nga Elbasani dhe Korça.

Prodhimi i drithërave ka rënë ndjeshëm në raport me një vit më parë me afro 25.9 mijë ton, ndërkohë që shënohet shifra më e ulët që nga viti 2020.

Në këtë kategori, prodhimi i grurit shënoi rënie me 10,1 %, mistri po ashtu ka pësuar rënie,  ndërsa elbi shënoi rritje me 13,6 %, duke arritur në 27 mijë tonë.

Bimët medicinale shënuan rritje përkatësisht me 9,6 %, ndërsa prodhimi i patates ka pësuar rënie me 7,2 %.

Sa i takon prodhimi i pemëve frutore, në 2025 ishte 253.4 mijë ton, duke pësuar rënie prej 12.8 %. Nivelin me të lartë të prodhimit është  Qarkun Korçë si kontribuesin kryesor (66.178 tonë), pasuar nga Elbasani dhe Fieri.

 Prodhimi i ullinjve gjatë vitit 2025 arriti në 143.3 mijë tonë me një ulje prej 2,3 %, krahasuar me vitin 2024. Qarqet Fier, Elbasan, Berat dhe Vlorë përfaqësojnë 83,2 % të prodhimit total të ullinjve në vend, duke mbetur zonat kryesore të kultivimit të ullirit në Shqipëri.

Prodhimi gjithsej i agrumeve në vend është 59.4 mijë tonë, me Qarkun Vlorë kontribuues kryesor në me 60,9 %, të prodhimit gjithsej në vend.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat