Shqipëria Postuar më 22 Shtator 2025, 11:45

Prezantohet platforma e re “Startup Albania"/ Rama: Shumë shpejt ngrejmë Këshillin Kombëtar për Inovacionin

Nga Elisabeta Dosku

Prezantohet platforma e re “Startup Albania"/ Rama: Shumë shpejt

Në mjediset e Innovation Hub (ish-Piramida) po prezantohet Platforma e re “Startup Albania” me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, si dhe prezencës virtuale të Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella

Platforma Startup Albania (startupalbania.gov.al) është një hap i rëndësishëm në mbështetje të sipërmarrjes së re, që synon të ofrojë mbështetje përmes edukimit dixhital, promovimit të startupeve, ndërveprimit transparent e efikas, ndërkombëtarizimit dhe informimit mbi zhvillimet më të fundit—duke përfshirë bashkëpunimin me aktorë të brendshëm e të jashtëm.

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella përshëndeti nisjen e eventit, ndërsa tha se “inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit.”

Ndwrsa, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u shpreh se agjencia e startupeve kthehet nga procedura transparente që bëhen nga inteligjenca artifiale. Në dy vite kemi dyfishuar numrin e startupeve dhe Shqipëria zë vendin e parë për numrin e grave në këtë sistem në 37 %.

Sipas kryeministrit, Edi Rama, një nga gjërat që do të materializojmë shumë shpejt, është Këshilli Kombëtar për Inovacionin, që në praktikë do të jetë aktori kryesor me të gjithë palët e interesit që do të ndajë idetë, shqetësimet dhe propozojë zgjidhje. “

“Dëshirojmë të eleminojmë sa më shumë të jetë e mundur të gjitha pengesat burokratike për sipërmarrjet duke filluar nga dhëniet e lejeve të rezidencës, apo lejet e punës dhe llojet e ndryshme të dokumentacionit që duhen jashtë, apo brenda vendit dhe të gjitha rregullat që ata duhet të zbatojnë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat