Shqipëria Postuar më 16 Shkurt 2026, 11:19

Pezullimi i ministrave nga gjykatat, PS prezanton ndryshimet ligjore Rama: Nuk cënohet gjyqësori. Balluku ka dhënë tre herë dorëheqjen

Nga Fabjona Pasho

Pezullimi i ministrave nga gjykatat, PS prezanton ndryshimet ligjore  Rama: Nuk

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar, ku u propozuan ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, pas pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres dhe njëherazi ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se kjo është e papranueshme, ndërsa shtoi se pushteti gjyqësor nuk preket nga këto ndryshime të propozuara.

“Vijmë te mosvendimi. Çfarë bën? Bën që çdonjëra nga ato figura që u përmendën në relacion të jetë vulnerabël ndaj pezullimit. Nga ana tjetër kufiri ndarës mes pushteteve të jetë si ato gardhet me një vrimë ku hyjnë e dalin qentë e minjtë. Këtë bën kjo. Këtë nuk mund ta lejojmë. Nuk ka lidhje fare, me asnjë cënim të të drejtave që i jep pushtetit gjyqësor pavarësia që i kemi dhënë ne me vullnetin tonë të lirë dhe të pa diskutueshëm pas 100 vjetësh dhe që patjetër vazhdojmë ta garantojmë ne deri kur të bëhet një pavarësi e pakthyeshme nga askush. Vendosja e këtij kufiri është shumë e rëndësishme për të përcaktuar edhe një ndarje tjetër që e vërej me keqardhje, nuk ekziston në mendjen e shumëkujt. Pse pushteti gjyqësor është i pavarur në Shqipëri? Kushtetuta thotë ka tre pushtete të pavarura, përveç gjyqësorit është edhe legjislativi edhe ekzekutivi. Për çfarë jemi të pavarur ne në raport me gjyqësorin? Dhe ku gjyqësori nuk duhet ta imagjinojë se nuk duhet të hyjë në territorin tonë. Kur them tonë kam parasysh pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv. Ne jemi të pavarur në të drejtën për të marrë vendime. Vendimet tona janë sovrane dhe nuk ka prokuror e gjykatës ti vendosë në diskutime kot për sa kohë janë vendime që nuk burojnë nga qëllime të pashpallura”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, por ai nuk e ka pranuar.

“Dhe që të jemi të qartë bashkë, Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen. I kam në dosje atje. 3 herë! Një herë, kur iu ngrit akuza, herën e dytë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim. Dhe të trija herët, jam unë që e kam refuzuar dorëheqjen, sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është futur në territorin e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv nuk ka. Jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar ta marrë gjithë atë baltë në fytyrë sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri kur të përcaktohen kushtet dhe këtë se përcakton as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake dhe as media, sepse kështu do i hapnim rrugë një historie që pengon kapacitetet e pushtetit ekzekutiv," shtoi Rama në fjalën e tij.

Të hënën e 23 shkurtit, Këshilli I Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet sërish për të marrë një vendim mbi rastin e Ballukut.

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat