Shqipëria Postuar më 18 Gusht 2026, 11:49

Nxjerrja e litiumit në Gjirokastër - Mineralet kritike/ Leja në Zhulat-Picar kalon nga kërkim-zbulimi, në shfrytëzim

Nga Ola Mitre

Nxjerrja e litiumit në Gjirokastër - Mineralet kritike/ Leja në

Litiumi, një prej mineraleve me rëndësi në rritje për industrinë e baterive dhe tranzicionin energjetik, duket se po hyn në një fazë të re të zhvillimit minerar edhe në Shqipëri. Dokumentet zyrtare tregojnë se kompania “Albania Gold” po avancon me projektin për nxjerrjen e litiumit në objektin Zhulat–Picar, në Bashkinë Gjirokastër.

Regjistri më i fundit i lejeve minerare aktive, i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe i përditësuar në korrik 2026, e përfshin si leje shfrytëzimi në një sipërfaqe prej 0.9 km2.

Ndërkohë, dokumentet e mëparshme tregojnë se projekti ka nisur si kërkim-zbulim. Regjistri minerar i vitit 2022 e identifikonte të njëjtën leje nr. 1907, të dhënë më 21 janar 2021, për kërkim-zbulimin e litiumit në një sipërfaqe prej 1 km katror.

Kalimi drejt shfrytëzimit konfirmohet edhe nga dokumentacioni mjedisor i hartuar në mars 2025. Në të thuhet se në zonën ku janë kryer punimet e kërkim-zbulimit do të aplikohet për leje shfrytëzimi, ndërsa projekti përshkruhet tashmë si aktivitet për nxjerrjen e litiumit dhe tokave të rralla. Zona ndodhet në territorin e diapirit të Kardhiqit, midis fshatrave Kardhiq dhe Kolonjë, teksa dokumentacioni parashikon zhvillimin e aktivitetit minerar me karrierë sipërfaqësore.

Lëndët e para kritike kanë qenë në fokus të politikave të fundit minerare, teksa aktualisht po punohet për Udhërrëfyesin mbi Potencialin e Lëndëve të Para Kritike dhe Strategjike. Ky udhërrëfyes do të ofrojë një hartëzim të të gjithë potencialit të lëndëve të para në Shqipëri, duke bërë një vlerësim të përgjithshëm të rezervave të lëndëve të para të vendit, përfshirë lëndët kritike dhe strategjike.

Shqipëria 18 Gusht Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e kësaj të marte vijon të qëndrojë e dobët përballë monedhës vendase duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat