Shqipëria Postuar më 18 Gusht 2026, 14:28

Falja e detyrimeve/ Tatimet: 410 milionë euro të shlyera për mbi 204 mijë tatimpagues

Nga SCAN TV

Falja e detyrimeve/ Tatimet: 410 milionë euro të shlyera për mbi
Mbi 204 mijë tatimpagues kanë përfituar nga procesi i fshirjes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore, me një vlerë totale prej 410 milionë eurosh, deri më 31 korrik 2026.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, procesi vijon në mënyrë automatike për tatimpaguesit përfitues, në përputhje me përcaktimet e Ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”.

Deri në fund të korrikut janë përfshirë në këtë proces 204 413 tatimpagues, ndërsa administrata tatimore vijon procedurat për të gjithë përfituesit që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u rikujton tatimpaguesve se procesi i faljes së detyrimeve do të vijojë deri më 31 dhjetor 2026, datë në të cilën përfundon afati i përcaktuar.

Masat synojnë lehtësimin e barrës së detyrimeve të prapambetura për subjektet përfituese dhe pastrimin e stokut të detyrimeve tatimore, në kuadër të procesit të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat