Shqipëria Postuar më 18 Gusht 2026, 10:30

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Nga Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e kësaj të marte vijon të qëndrojë e dobët përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 79.6 lekë dhe duke u shitur me 80.7 lekë në raport me ditën e djeshme.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e hënë është blerë me 92.3 lekë dhe është shitur me 93,2 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës krahasuar me një ditë më parë duke u blerë këtë të martë me 98.2 lekë dhe duke u shitur me 99.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq nuk ka pasur lëvizje të ndjeshme të vlerës krahasuar me ditën që lamë pas duke ruajtur relativisht po njëjtat vlera teksa është blerë sot me 107.7 lekë dhe është shitur me 108.8 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat