Zjarret në vend/ Dajti, Gurë-Lura, Puka e Mati në fokus të operacioneve, mbi 470 forca në terren

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë, prej të cilave 7 vijojnë aktive dhe 2 të tjera janë nën monitorim, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Për përballimin e situatës janë angazhuar 472 forca operacionale dhe 28 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura, me 129 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Aktualisht në terren ndodhen 140 efektivë të FA-së, një automjet zjarrfikës, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Në Malin e Dajtit, në Tiranë, zjarri vijon të jetë aktiv në të dyja anët e kreshtës, por situata mbahet nën kontroll. Operacioni për izolimin e vatrës po vijon me forcat operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA-së dhe një helikopter të Forcës Ajrore. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Vakumone, situata është nën kontroll dhe vatra është izoluar, ndërsa Priska vijon të jetë nën monitorim.
Një nga operacionet më të mëdha po zhvillohet në Gurë-Lurë, Dibër, ku janë angazhuar 180 forca bashkiake, 14 efektivë të Policisë dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, me mbështetjen e dy avionëve “Air Tractor”. Korridoret e hapura kanë ndihmuar në frenimin e avancimit të zjarrit drejt zonave të banuara. Operacioni vijon për izolimin e plotë të vatrës.
Në Qafë Helmës, në zonën Dibër–Bulqizë, zjarri është shuar nga krahu i Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës. Edhe këtu nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Bruç të Matit, ndërhyrja vijon në një terren shkëmbor dhe të vështirë. Operacioni është përforcuar me 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Lufaj të Mirditës, vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët dhe me avancim të lehtë. Në terren janë angazhuar strukturat e MZSH-së, Policia, Shërbimi Pyjor, forcat bashkiake dhe banorët, të mbështetur nga një helikopter, dy automjete zjarrfikëse të FA-së dhe 9 efektivë ushtarakë.
Ndërkohë, në Fushë-Lajë të Pukës, operacioni vijon në terren të vështirë, ku era ka favorizuar përhapjen e zjarrit në drejtim të pyjeve të Tërbunit dhe Gjegjanit. Në zonë janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë të MZSH-së, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca vendore, 15 vullnetarë, 30 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë.
Ministria e Mbrojtjes thekson se situata po menaxhohet përmes angazhimit të kapaciteteve tokësore dhe ajrore, me prioritet izolimin e vatrave aktive dhe mbrojtjen e zonave të banuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e kësaj të marte vijon të qëndrojë e dobët përballë monedhës vendase duke u......
Rezervat e gazit bien në nivele të ulëta - Evropa e kujdesshme, ndërsa dimri po afron
Katër vjet pasi pushtimi i Ukrainës nga Rusia shkaktoi një krizë energjitike, vendet evropiane përballen me pyetje të reja në lidhje me sigurinë e gazit......
“Taksa e energjisë kërcënon sovranitetin kombëtar” - Gjermania kundërshton planin e Komisionit Evropian
Gjermania po kundërshton një plan të Komisionit Evropian për të taksuar energjinë elektrike me një normë më të ulët se gazin natyror, duke argumentuar se......
Orientim karriere në 30 shkolla - Programi pilot synon të orientojë të rinjtë drejt tregut të punës
Zgjedhja e profesionit dhe përgatitja për tregun e punës pritet të marrin një rol më të strukturuar që në shkollën e mesme. Një model i ri për zhvillimin e......
A mund ta ndalojë BE pirjen e duhanit? - Komisioni do të rishkruajë rregullat për gjeneratën e ardhshme
Si pjesë e Vlerësimit të Kornizës së Kontrollit të Duhanit, Komisioni Evropian shqyrtoi ligjet aktuale të duhanit dhe zbuloi se, ndërsa rregullat e vjetra......
Kompanitë gjermane largohen nga SHBA? - Investimet, në nivelin më të ulët të tre viteve
Kompanitë gjermane pakësuan investimet në Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët në tre vjet në gjysmën e parë të vitit 2026, pasi politikat e......
Të dytët në Evropë për regjistrimin e bizneseve/ Eurostat: Me 146.9 pikë, Shqipëria renditet vetëm pas Greqisë
Shqipëria renditet në vendin e dytë në Europë për indeksin e regjistrimeve të bizneseve në tremujorin e dytë të vitit 2026, me 146.9 pikë, sipas të dhënave......
iute diversifikon ekosistemin e financave digjitale me platformën e re të blerjeve iuteMarket
iute Group ka zgjeruar ekosistemin e saj të bankingut digjital me iuteMarket, shërbimin e dedikuar për “shopping” apo blerjet online, e integruar në......

