Shqipëria Postuar më 27 Shkurt 2025, 11:39

Një hap afër ekosistemit europian të inovacionit - Nga financimet, te mobiliteti. EIT, mbështetje për inovacionin në Shqipëri

Nga Ernilda Luzi

Një hap afër ekosistemit europian të inovacionit - Nga

EIT, Instituti Europian i Inovacionit dhe Teknologjisë, pjesë e Horizon Europe zhvilloi “Info Day” lidhur me EIT për Universitetin e Tiranës, në përbërje të së cilit përfshihen shumë platorma mundësish jo vetëm për aplikime si konsorciume, por edhe mobilitete studentësh dhe kërkuesish, nga uji dhe energjia, te digjitalizimi dhe kultura, ekonomia e gjelbër dhe blu, shëndeti dhe ushqimi, lëndët e para dhe manufacturing etj.

Qëllimi i këtij eventi është informimi, ndërgjegjësimi, ndarja e mendimeve mbi mundësitë dhe format e aplikimit të përfitimeve që kanë kërkuesit shkencorë nga këto fonde, si dhe me mundësitë e rrjetëzimit.

Ky event organizohet nga pedagogia Klodiana Gorica, si pikë kombëtare kontakti për Institutin Europian të Inovacionit dhe Teknologjisë për Shqipërinë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, AKKSHI dhe Universitetin e Tiranës, ku në fjalën e saj theksoi se EIT ofron një gamë të gjerë mundësish, duke përfshirë financime, trajnime dhe bashkëpunime me rrjete ndërkombëtare.

Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit shkëmbyen ide dhe diskutuan mbi rëndësinë e inovacionit, teknologjisë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me rrjetin e EIT, duke e bërë Shqipërinë pjesë aktive të ekosistemit europian të inovacionit.



 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat